Kushtetuesja do gjykojë 30 qershorin, Ademi: Lajm i mirë për shqiptarët

E mërkurë, 29 Janar 2020 15:01

Pas procesit elektoral të paparë në 30 vite demokraci në Shqipëri ku u zhvilluan zgjedhje moniste nga Rilindja në të gjithë vendin, kryetarja e Bashkisë Shkodër kishte dencura këtë rast në Gjykatnë Kushtutese.

Voltana Ademi ndoqi këshillën e amerikanëve dhe goditi në Gjykatën Kushtetuese procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Ndaj vendimin për të shqytuar me themel padinë e konsideron një lajm të mirë për shqiptarët.

Tashmë pret vetëm që gjykata të bëhet funksionale.

“Gjykata Kushtetuese ka pranuar shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga unë si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe kryetare e Bashkisë së Shkodrës për paligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit. Është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe për bashkëqytetarët shkodranë të cilët me 30 qershor 2019, braktisën masivisht marrëzinë e votimeve farsë”, është shprehur Voltana Ademi.

Ankimimi prej 23 faqesh, sipas Ademit ka një sërë argumentash që lidhen me kushtetutën dhe merr në konsideratë procedurat që duheshin respektuar nga organet që merren me zgjedhjet.

Ademi veçon zhvillimet para dhe pas 30 qershorit.

Pikëpyetjet që opozita ka ngritur mbi institucionet e reja të drejtësisë, për Voltana Ademin janë një pikë që nuk duhen anashkaluar, por ajo i mbetet shpresës se Kushtetuesja do të mund ta thotë siç duhet fjalën e saj mbi këtë ankesë, shkruan Ora.

Padia e Shoqatës së Bashkive për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe ajo e presidentit për Teatrin Kombëtar ishin dy kërkesat e pranuara nga Gjykata Kushtetuese për shqyrtim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...