Gazeta holandeze: Arben Frroku do bëjë ‘vetëm’ 18 vite burg

E Enjte, 30 Janar 2020 10:09

Gazeta më e madhe holandeze, Telegraaf shkruan se Arben Frroku, i dënuar në Shqipëri për vrasjen e një shefi policie, do bëjë vetëm 18 vite burg në Amsterdam.

“Në vitin 2013, një shef policie 41-vjeçar u vra në Tiranë. Ai u qëllua nga një makinë me kallashnikov. Viktima nuk kishte asnjë shans dhe ndërroi jetë menjëherë. Kalimtarët njohën në automjet 50-vjeçarin Arben Frroku. Ai nuk është një personazh i panjohur në vendin e tij. Në kohën e vrasjes, Frroku ishte president i klubit futbollistik Tërbuni. Shqiptari u lirua fillimisht nga gjykata në Tiranë. Sidoqoftë, një gjykatë më e lartë vendosi se Frroku ishte fajtor për vrasje, madje e shihte autorin si vrasësin.

Por në atë kohë, ‘zogu’ kishte fluturuar. Frroku ishte arratisur nga vendi teksa shqyrtoheshin çështjet. Shqiptari jetoi poshtë radarit për ca kohë, deri në vitin 2016 kur u kap në Schiphol me një pasaportë false”, shkruan gazeta.

Pasi ngeci në Holandë, Shqipëria bëri thirrje për ekstradimin e tij. Frroku ishte dënuar me burgim të përjetshëm, plus pesë vite për mbajtje të paligjshme të armëve të zjarrit.

Frroku megjithatë e dërgoi çështjen në gjykatë në Hagë. Ajo vendosi se ai nuk duhet të kthehet në Shqipëri pasi ky vend nuk ofron mundësinë e lirimit para kohe. Sipas gjykatës, kjo bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Këtu nisi një tjetër çështje. Një gjykatë në Amsterdam mori një vendim mbi dënimin e tij me burgim të përjetshëm në Shqipëri. Gjykata vendosi që Frroku të kalojë vetëm 18 vite në burg. Nga kjo do zbriten vitet në paraburgim.

Avokati Gerald Roethof thotë se gjykata kishte dy opsione, ose ta lironte, ose të merrej me thelbin e çështjes.

“Është e ndaluar që të kopjohen vendimet e gjykatave të huaja. Mbi të gjitha, nuk është rasti që Holanda të mbajë këtu të gjithë të dënuarit. Në këtë kontekst, nuk e kuptoj këtë vendim”, thotë ai.

Modifikuar më E Enjte, 30 Janar 2020 10:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...