Njerëzit të parët/ 'Fashion Group Albania' dhuron mbi 10.000 euro veshje për të prekurit nga tërmeti

Saturday, 01 February 2020 18:08

Fashion Group Albania në bashkëpunim me organizatën “Fundjavë Ndryshe” ka dhuruar sot  mbi 6,000 artikuj veshje me një vlerë prej mbi 10 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti në njësinë administrative të Ndroqit,Tiranë.

Kompania e njohur, manaxhuese e markave ndërkombëtare si: Mango, Springfield, Cortefiel, Prenatal, Okaidi, Geox, Women’secret, Parfois, Carpisa dhe Goldenpoint,  është pjesë e Grupit Balfin, që i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Grupit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Fashion Group Albania në mbështetje tëkësaj strategjie të grupit për pergjegjësine sociale, ka mbështetur vazhdimisht grupe në nevojë si, gratë e dhunuara, ato të trafikuara, fëmijet pa përkujdesje prindërore  etj.  Gjatë  vitit 2019 kjo kompani dha shembullin e saj për intergimin dhe punësimin e personave me aftësi ndryshe, e specifikisht ato me Sindromën Down duke punësuar 2 prej tyre tek Mango e SPRINGFIELD, TEG.

“Njerëzit të parët” është ajo që ne në Fashion Group Albania, na udhëheq çdo ditë, në çdo iniciativë që marrim , por edhe në marrëdheniet e përditëshme me stafin dhe klientët tanëshprehet: Ornela  Kastrioti, Drejtuese e Departamentit të Komunikimit të Fashion Group Albania.

Prandaj edhe kërkesës së “Fundjavë Ndryshe” për te mbështetur të dëmtuarit nga tërmeti i 26 Nentorit 2019 në një nga njësitë e bashkisë Tiranë, ku edhe ne si kompani operojmë, iu përgjigjëm menjëherë. Duke  parëdhekujdesin e veçantëqëvetëpresidentiiGrupitBalfin, z. Samir Mane, ikushtonardhjesnëndihmëtënjerëzvenënevojë.

Prej shumë vitesh, grupi Balfin me fondin e tijpërkrah edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit.

Vetëm gjatë vitit të fundit, Balfin akordoi mbi 1 milionë euro për kauza të ndryshme sociale, ku një pjesë ekonsiderueshme e shumës shkoinë favor të personave të dëmtuar nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit 2019.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Fashion Group Albania është një kompani lider në sektorin e modës në tregun shqiptar dhe prej 15 viteshzhvillon aktivitetin me plot 10 marka prestigjioze ndërkombëtare në 17 dyqane, pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në 2 qendrat tregtare më të mëdha në vend, në TEG dhe QTU.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...