"Sonte, pas orës 23:00, nisin…”, sinoptikanët nxjerrin të dhënat e fundit për motin: Dëborë dhe erë problematike

Tuesday, 04 February 2020 16:31

Pas orëve të para të ditës me mot kryesisht të kthjellët, tashmë gradualisht mbi vendin tonë po shtohen vranësirat mesatare dhe të dendura për të vijuar kështu deri në fund të ditës.Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e pasdites priten reshje shiu me itensitet të ulët, dhe me kalimin e orëve shtim të itensitetit mesatar e lokalisht deri të lartë (këto të fundit përgjatë orëve 23:00-03:00).

Për shkak të masave ajrore me origjinë polare në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes duke nisur nga orët e mëngjesit të së Mërkurës reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje dëbore. Reshjet e dëborës në këto zona do të jenë të dendura. Gjithashtu reshjet e dëborës pritet të shtrihen deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.

Problematike do të jetë era e cila me kalimin e orëve (kryesisht ato të mbrëmjes dhe ato të mëngjesit të ditës së nesërme) do të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 5-15m/s por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 25-30m/s!!!

Për ditën e Mërkurë moti përgjatë ultësirës perëndimore parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore moti do të jetë i vranët shoqëruar me reshje dëbore të herëpashershme të dobta dhe mesatare. Temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga -3ºC në zonat malore deri në 6ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës pritet rënie e ndjeshme nga 2ºC në zonat malore deri në jo më shumë se 12ºC në ato të ulta e bregdetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...