SPAK-u qënka krijuar për konsulencë juridike

Premte, 07 February 2020 13:42

Sot pasi doli nga hetimet e prokurorisë rrëzimi i akuzës për grup të strukturuar ,e për pasojë, SPAK-u transferoi dosjen në prokurorinë e Shkodrës për vijimin e hetimeve për akuzat tjera, që nuk janë nën kompetencën e Prokurorisë së Posaçme.

Me 22 janar te 2019 u mësua zyrtarisht se dosja qe përcëllonte Rilindjen ,184 nisi udhën sërisht për në Diber .Kjo dosje pasi u mbajt që nga korriku i vitit që lamë pas, në sirtaret e organit të akuzës së Dibrës, prokuroria e këtij qyteti ia ka dërguar SPAK-ut dosjen. Shpallja e mos kompetencës është bërë më 22 janar ndërsa ditën e hënë ka qenë Prokuroria e Posaçme SPAK e cila e ka kthyer mbrapsht dosjen 184 me të njëjtin argument, mos kompetenca. Ky pingpong mes institucioneve është i përsëritur, pasi në muajin korrik të 2019-ës Prokuroria për Krimet e Rënda nuk konstatoi grup të strukturuar nga përgjimet e dosjes së famshme 184 dhe për këtë arsye i`a dorëzoi prokurorisë Dibër ku edhe u regjistruar për tu hetuar për akuzat e krimit zgjedhor dhe korrupsioni aktiv.

Te dy këto veprime te SPAK-ut janë nje dëshmi e qarte jo vetëm e mungesës se seriozitetit per detyrën dhe misionin qe ka marre , kjo eshte me e pakta,kjo eshte dëshmi e qarte e mungesës se vullnetit politik te qeverise dhe te sektit te rilindjes per nje çështje me kaq rendesi sic eshte krimi i organizuar dhe përdorimi i tij politik per vjedhje te votës.Keto janë akte te turpshme , nuk ka me vend as fjala qesharake , por nuk tregon gje tjetër vetëm përdorim te shëmtuar te SPAK-ut dhe uljen e autoritetit te tij ne menyre te menjëhershme qe nga kukullat e regjimit qe janë vendosur aty deri tek piramida e larte e sektit te rrezikshëm te Rilindjes. Jane dy veprime qe hedhin ne ere te gjithë butaforinë , propagandën deri ne neveri se këta qe sollën banditët ne parlament ne jetët tona , drogën dhe krimin , qe nxorren nga burgu te gjithë elementet e rrezikshëm, eksponentë te larte te krimit te organizuar na qenkan ata qe do ta luftojnë ate.

Hedh ne erë te gjithë propagandën e Rilindjes dhe te shefit te saj se viti 0 është kur erdhën këta në pushtet dhe shpikja e tyre Reforma ne Drejtësi eshte si thotë edhe shoku Enver’’ edhe buke edhe gjelle ‘’. Veprimet e tanishme te SPAKU-t janë pasqyra e vertete e kësaj reforme dhe përdorimi i saj si nje picete me te cilën Rilindja fshin hundët me kokaine. Ku ka çështje me te rëndësishme se lufta kundër krimit te organizuar dhe hetimi i vjedhjes se votës nëpërmjet krimit te organizuar , por këto nuk na qenkan kompetence e SPAK-ut .

Por te paktën u informuam qe SPAK-u qenka krijuar per konsulence juridike.

Modifikuar më Premte, 07 February 2020 14:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...