Të dhëna befasuese/ Kemi vetëm 13 orë ujë, ja ujësjellësit e palicencuar për shkaqe higjienike

Premte, 07 February 2020 19:04

Kriza e ujit, raporti vjetor i Entit Rregullator zbulon të dhëna befasueseNë vitin 2019, 40% e ujit të përdorur në Shqipëri, nuk është arkëtuar. Kështu konkludon raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit, i cili nxjerr në pah se rreth 200 mijë abonentë nuk kanë matësa. Ndër të tjera, kohëzgjatja e furnizimit me ujë në shkallë vendi është 13.2 orë në 24 orë.

Sipas raportit, 8 shoqëri të ujësjellësve të cilat i përgjigjen nevojave të qytteve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, veprojnë të palicensuara nga Enti Rregullator i Ujit si pasojë e mungesës Akt Miratimit Higjeno-Sanitar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Një tjetër e dhënë në raport lidhet me efiçencën e stafit, ku gjatë vitit 2019 numri i lidhjeve të ujit është rritur me rreth 24 lidhje dhe ai i kanalizimeve me rreth 31 lidhje, por nga ana tjetër raporti thekson se kjo nuk ka patur efekt pozitiv në përmirësimin e këtij treguesi “duke qenë se shoqëritë UK janë të mbingarkuara me punonjës të pajustifikuar, rritja e të cilëve është evidente sidomos në vitet zgjedhore siç ishte viti 2019.”

Ndërkaq, sa i përket kostove dhe të ardhurave, nga raporti del në pah se Kostot Operative dhe të Mirëmbajtjes për vitin 2019, janë rritur në shifrën e 1.3 miliard lekëve, krahasimisht me të ardhurat të cilat janë në shifrën e 584 milionë lekëve. /EuroNews Albania

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...