Braimllari: KÇK nismë anti-kushtetuese, Rama kërkon Kushtetuesen për të ligjëruar paligjshmërinë

Saturday, 08 February 2020 17:19

Paketa Anti-KÇK është një nismë antikushtetuese e cila bëhet në këto momente për të tërhequr vëmendjen nga problemet me të cilat po përballet vendi.

Kështu shprehet sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Sipas tij, LSI vlerëson çdo betejë kundër krimit të organizuar por krimi i organizuar nuk luftohet me propagandë, luftohet me strategji dhe vullnet të qeverisë.

"Nuk mundet Edi Rama pas 7 vitesh të luftojë krimin e organizuar sepse në këto 7 vite është kryeministri dhe qeveria e tij, që ka fuqizuar krimin e organizuar duke e mbështetur dhe duke i përdorur në fushatë për interesin e tij ashtu siç dolën në përgjimet zyrtare dosja 184 dhe 339. 

Përpjekjet e Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese janë të qarta sepse ai kërkon të ligjërojë paligjshmërinë e tij dhe të qeverisë së tij. Kalimi në Parlament i një ligji i cili kërkon të marrë një kompetencë kushtetuese të institucionit të Presidentit të Republikës mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tregon qartë që Edi Rama dhe deputetët e tij ilegjitim janë tanimë një grup i strukturuar kriminal që duan të shkatërrojnë reformën në drejtësi duke kapur çdo institucion në këtë vend edhe duke ligjëruar paligjshmërinë etj", thekson Braimllari. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...