Mediu, Ndoka dhe Duka: Vetëm koalicion me PD! Opozita neverit diversionet e Rilindjes

Diel, 09 February 2020 13:23

Nga përgjigjet e Mediut, Ndokës dhe Dukës nuk do të ketë shans që të krijohet koalicion tjetër opozitar. Vetëm kualicioni i madh PD-LSI dhe krejt spektri opozitar e mund Rilindjen

Pyetje ishte e njëjtë për Fatmir Mediun (PR), Nard Ndokën (PDK), Agron Dukën (PAA), Dashamir Shehi (LZHK) dhe Vangjel Dule (PBDNJ): A mendoni se nisma për Koalicion të partive të vogla të opozitës jashtë Koalicionit me PD, gjoja për rritje të votave, ndihmon indirekt PS që të përçaje votat e koalicionit të madh opozitar, pra Rama mbetet në pushtet?
Apo nuk keni mendimin se vetëm një koalicion i madh opozitar mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti?
 
Pyetjes së mësipërme iu përgjigjen mënjëherë dhe pa hezitim, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Agron Duka.
Lideri republikan, Mediu, tha prerë: “Koalicioni do jetë vetëm me PD, nuk ka asnjë koalicion opozitar jashtë PD-së!”.
 
Ndërsa Lideri demokristian, Nard Ndoka deklaroi ” se: “Ideja e ndryshimit në Kod zgjedhor, mundëson garë edhe brenda koalicionit. Sa më i madh koalicioni, aq më e sigurtë është fitorja ndaj Ramës. Zgjerimi i bazës mbështetëse bazuar me formulën që propozohet është më efikase”.
 
Nga ana tjetër lideri i PAA, Agron Duka shpjegoi më detajisht arsyet se pse koalicioni me Partinë Demokratike do jetë fituesi në zgjedhjet e radhës:  Ne kemi besimin që koalicion ynë do të jetë fituesi në zgjedhjet e radhës, sepse është fronti më i gjerë opozitar i krijuar ndonjëherë. Megjithatë ne jemi duke analizuar mënyrën sesi të mund të maksimalizojmë edhe votën më të largët në funksion të qëllimeve të opozitës. Por, ndonëse jemi ende në fazë propozimesh, debati mbi këtë ide duket sikur ka marrë nuanca që nuk përkojnë me atë që është realiteti. Thelbi është se ne po kërkojmë të motivojmë votuesit tanë, brenda koalicionit të madh, duke bërë që ata të ndihen të përfaqësuar nëpërmjet votës së tyre. Rritja e efektivitetit të secilës votë e forcon opozitën dhe nuk e dobëson atë.
 
Por duket se nga përgjigjet e Mediut, Ndokës dhe Dukës nuk do të ketë shans që të krijohet koalicion tjetër opozitar.
 
Vetëm koalicioni i madh PD-LSI dhe krejt spektri opozitar e mund Rilindjen.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...