PD: Pse nuk bllokohet Linkolni i blinduar i Olsi Ramës?

E mërkurë, 12 February 2020 11:52

Pas denoncimit te bere nje dite me pare, se kryesminitri leviz me makinen e blinduar te vellait te tij, sot Partia Demokratike duke akuzuar Policine e Shtetit se nuk e kontrollon e as ndalon ate automjet, pyet direkt Ramen, te sqaroje shqiptaret se cfare e rrezikon qe udheton me makine te blinduar. 

Ne nje deklarate per mediat, ish-deputeti Ervin Salianji, ka theksuars e Policia e Shtetit eshtë e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targë TR 0370 T në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga Edi Rama

“Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminstrit, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve të tij, dënuar për kokainën në Xibrakë”- tha ai.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.

Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.

Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit. Jo vetëm për sutomjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blinduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga polciia.

Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri?

Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin.

Lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar do të thotë që Edi Rama të presë vetë këmbët e karriges ku është ulur, por ai nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.

E gjithë karriera e tij politike është bazuar tek trafikantët e drogës.

Për 17 vjet me rradhë, 11 vjet si kryear bashkie dhe 6 vjet si kryeministër, Edi Rama ka pastruar para me ta, duke u dhënë leje ndërtimi, koncesione tendera dhe pasuri publike.

Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën! Ai është produkt i krimit dhe i korrupsionit. I vetmi kundravirus ndaj tij është vota e lirë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme!

Modifikuar më E mërkurë, 12 February 2020 12:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...