I dha heroinë policit, çfarë vendosi KQZ për ‘fatin’ e këshilltarit bashkiak që e kapi dekriminalizimi

E mërkurë, 12 February 2020 13:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot t’i heqë mandatin këshilltarit bashkiak të Kamzës, Mirush Dema

Në mbledhjen e sotme, KQZ vendosi: “përfundimin e parakohshëm të mandatit të anëtarit të këshillit bashkiak Kamëz Mirush Osman Dema. Ky vendim ti njoftohet menjëherë kryeministrit dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Kërkesa nga prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi erdhi pas një verifikimi të thelluar të 28-vjeçarit, ku rezutloi se subjekti në fjalë është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit Bashkiak në Kamzë.

Nga verifikimet e kryera, Dema rezulton se është dënuar në Zvicër, pasi i ka dhënë disa doza heroinë një punonjësi policie atje. Në Zvicër, Dema është dënuar me gjeneralitetet Mirush Troca.

Por në formularin e vetëdeklarimit, ai ka sqaruar se më herët ka mbajtur mbiemrin Troca dhe më pas e ka kthyer në Dema, pasi është martuar. “Interpol Bern/ Zvicër ka njoftuar se shtetasi Mirush Troci, i pajisur me pasaportë shqiptare e vlefshme deri më 24.04.2021, është ndaluar për herë të parë nga autoritetet zvicerane në datën 27.11.2014, ku ka rezultuar se nuk ishte pajisur me leje qëndrimi zvicerane.

Ndërkohë, në datën 3.12.2014, ai është arrestuar në Gjenevë, Zvicër, pasi i kishte ofruar një punonjësi policie 4 qese me heroinë. Në lidhje me këtë çështje, ai është proceduar penalisht, si dhe është dënuar me 60 ditë gjobë”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë së Përgjithshme, që i është dërguar KQZsë. Po në Gjenevë, Dema është dënuar dhe për dhunim banese, pasi ka hyrë pa leje në një bodrum. Ndërkohë më herët, këshilltari bashkiak i Kamzës është kapur dhe dëbuar nga Suedia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...