Vila e Surrelit , prova e SPAK-ut

E mërkurë, 12 February 2020 20:19

Kryeministri Edi Rama mbajti një tjetër fjalim të stërgjatë në Kuvend, ku tregoi se këtë herë e ka seriozisht luftën ndaj krimit dhe zhveshjen e tyre nga pasuria. Kush nuk e vërteton pasurinë, kaq e kishte u shpreh kryeministri.  Për të mbështetur argumentin e tij, ai tha se nuk e ka bërë një nismë të tillë ligjore prej shtatë vitesh për shkak të gjykatave. Pra shtatë vite krimi ka bërë kërdinë dhe strukturat e shtetit kanë marrë rrogat kot. Bandat janë luftuar dhe në të shkuarën dhe janë dënuar ashpër nga ajo drejtësi që ishte, ashtu e korruptuar, por tani të fortët dhe kriminelët po lirohen rregullisht, pikërisht kur duhej të ishin më të trembur nga drejtësia e re.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, jo vetëm nuk u prek dhe nuk u sekuestrua pasuria e asnjë trafikanti droge, të lidhur me pushtetin, por ata morën pasuri publike, miliona euro tendera dhe koncesione. Kush e pengon policinë të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë dhe të verifikojë pasuritë e miqve të dënuar si trafikantë droge të Olsi Ramës dhe Taulant Ballës?

Po shtëpia e Edi Ramës në Surrel është deklaruar ndonjëherë? Ku i gjeti ai paratë për të bërë një vilë miliona euro?”

Në deklaratën e pasurisë që kryeministri Edi Rama ka bërë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pusurive dhe Interesave, eshte shprehur se i gjithë projekti i vilës u mundësua prej Linda Ramës, por ende nuk ka asnjë te dhënë nga eshte gjetur burimi i te ardhurave.

Ka ardhur koha që Inspektoriati i Pasurive , SPAK-u , Anti KCK-ja e famshme të nisë nje verifikim serioz dhe të pavarur , e pa asnjë padyshim që do të konfirmojë jo vetëm mospërputhjen e deklarimit të të ardhurave të kryeministrit dhe fshehjen e tyre me qindra milionë lekë, por do të zbulojë se vila luksoze e Surrelit, kushton jo më pak se 2 milion euro.

Anti-KÇK të nisë punën nga vila 2 mln euro e Ramës sepse ka vetëm një KÇK në Shqipëri, ai është vetëm Edi Rama, ka vetëm një KÇK që SPAK-u duhet të luftojë dhe të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë, ky është Edi Rama.

 Shqipërisë nuk i duhen ligje, që nuk zbatohen kurrë për miqtë, familjarët dhe klientët e kryeministrit. Shqipërisë i duhet një qeveri dhe një kryeministër që nuk është ortak i krimit të organizuar.

Modifikuar më E mërkurë, 12 February 2020 20:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...