Rritja e çmimeve nga kompanitë celulare/ Vasili: Abuzim me një shërbim jetik. Qeveria ne krah të monopoleve dhe kundër qytetarëve

Premte, 14 February 2020 14:29

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha e konsideroi “abuzim me një shërbim jetik” rritjen e çmimeve nga kompanitë celulare.

Me një deklaratë për mediat, Vasili tha se rritja e tarifave u bë në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë paralajmërim, ndërsa akuzoi qeverinë se është në krah të monopoleve.

Sipas Vasilit, qeveria që administron frekuencat që përdorin kompanitë celulare, në vend  që duhet të sigurojë që ato të mos përdoren në dëm të shqiptarëve “bën pikërisht të kundërtën”.

Deklarata e plotë:

Shqiptarët janë përballur këto ditë me një rritje të menjëhershme të tarifave të telefonisë celulare të kryera nga disa kompani njëherësh, deri në 15-20% të çmimit dhe dyfishimin e vlerës minimale të rimbushjes nga 1 mijë lekë në 2 mijë lekë të vjetra.

Kjo rritje e tarifave bëhet në mënyrë të menjëhershme, pa asnjë paralajmërim dhe pa dhënë asnjë arsye.

Fakti që këto rritje tarfiash bëhen menjeherë dhe të gjitha kompanitë ofrojnë të njëjtat paketa, me të njëjtat çmime dhe të njëjtat rritje, tregon që kemi të bëjmë me një marrëveshje të karakterit monopolist në dëm të qytetarëve dhe me garancinë që kjo do të jetë e paprekshme nga ana e qeverisë.

Një veprim i tillë sigurisht i kryer në këtë formë dhe në këtë masë, është një veprim i rëndë që u bie ndesh interesave të gjithë shqiptarëve.

Ky është një abuzim me një shërbim jetik pa të cilët shqiptarët nuk bëjnë dot dhe që lidhet jo vetëm me punën e tyre por edhe me raportet familjare e në mënyrë të veçantë të lidhjes që mijëra shqiptarë brenda Shqipërisë kanë me mijëra e mijëra shqiptarë jashtë vendit.

Kjo do të thotë që mijëra e mijëra prindër të detyrohen të paguajnë shumë më tepër për të komunikuar me fëmijët e tyre që nuk i shohin prej vitesh e që roptohen e sakrifikojnë në emigracion.

Sigurisht një veprim i tillë, kryhet sepse drejtuesit e kompanive celulare janë shumë të qetë që qeveria nuk është kurrë pengesa e tyre por është në krah të tyre dhe nuk bën asgjë për mbrojtjen e intereasve te qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama, i cili ka mbrojtur e ulëritur për oligarkët e koncesionet e tyre, nuk thotë asnjë fjalë për këtë veprim që monopolet e telefonisë celulare kryejnë në dëm të qytetarëve.

Asnjë agjensi shtetërore, qoftë AKEP, apo Autoriteti i Konkurencës nuk lëvizin gishtin dhe nuk reagojnë, a thua se kjo masë ka të bëjë me popuj të tjerë mijëa kilometra larg shqipërisë dhe jo vetë me shqiptarët nga xhepat e të cilëve do të dalin miliona euro të cilat do të përvetësohen nga kompanitë.

Shqiptarët janë pronarët e frekuencave që këto kompani përdorin por shqiptarët vuajnë sepse qeveria që administron këto frekuenca dhe që duhet të sigurojë që ato të mos përdoren në dëm të shqiptarëve bën pikërisht të kundërtën e në vend të lehtësonte komunikimin e shqiptarëve të varfër, u’a rëndon edhe më shumë atyre duke pranuar rritje të tilla dhe duke mos reaguar fare.

Qeveritë shqiptare përpara ardhjes së rilindjes në pushtet, kanë bërë gjithcka që tarifat e kompanive celulare të ishin të arsyeshme dhe të përballueshme për xhepat e varfër të shqiptarëve dhe është e ditur ulja drastike që ndodhi vite më parë në tarfiat e telefonisë celulare.

Ndërsa sot, qeveria ka vetëm një shqetësim, ka vetëm një qëllim, ka vetëm një objektiv: Të jetë kundër qytetarëve dhe të mbështesë interesat e monopoleve, oligarkëve, koncesioneve, të cilët janë njëherazi klientë të saj dhe shpërdorues të parave dhe aseteve publike të Shqipërisë.

Ndaj, koha e një qeverie të tillë ka mbaruar. Pasi ajo është një qeveri e vendosur haptaz dhe egërisht kundra qytetarëve.

Modifikuar më Premte, 14 February 2020 14:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...