Shpirti i erret i Ramës dhe ligjet e errësirës

Premte, 14 February 2020 15:04

Është situatë që ka prekur fundin në aspektin politik, ekonomik, social dhe që po kulmon me një sulm të fuqishëm ndaj institucionit të presidentit dhe kompetencave të tij kushtetuese.

Shqiptarët janë zhytur nga sekti i Rilindjes në një errësirë mesjetare. Dy ditë më parë, pseudoparlamentit votoi në mënyrë po aq banditeske sa ata që e propozuan, ndryshimet në ligjin për organizmin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese me qëllim shmangien e betimit të anëtarëve të kësaj gjykate tek Presidenti i Republikës.

Kjo ndërhyrje me dhunë në detyrat kushtetuese të Presidentit, është një ligj i errët që buron nga mendja e sëmurë e kryetarit të sektit të rilindjes. Ka ardhur në krye të vendit me një qëllim të vetin që të zhbëjë gjithçka. Të shpopullojë vendin, të zhbëjë vendin, ta mbushi me kanabis, të zhbëjë drejtësinë, të zhbëjë parlamentarizmin, të zhbëjë kushtetutën. Gongu i alarmit ka rënë me kohë.

Ligjet e errësirës kanë kohë që janë shtrirë si metastaza, mbi trupin e kushtetutës, mbi trupin e Republikës, mbi parlamentarizmin. Një mendje e tillë e errët, të një diktatori  përmasave të tilla, nuk përballet dot as me republikën, as me kushtetutë, as me parlamentarizmin.

Marrëzia ka arritur kulmin. Goditja nuk i jepet vetëm kompetencave kushtetuese të presidentit. Kombi ka kohë që ka marrë goditje të mëdha nga sekti i errësirës.  Tani nuk është më çështje se çfarë do të bëjë, çështja është si ndalohen mendje të errëta dhe revanshe të errëta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...