Marrëveshjet për hekurudhat dhe autostradat me Serbinë, Osmani: Nuk dimë detajet, s’lejojmë që Thaçi të futet në dialog

Saturday, 15 February 2020 16:09

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk ka informacione të detajuara sa i përket marrëveshjes për hekurudhat të nënshkruan në Berlin, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo thotë se marrëveshja nuk është dërguar në Kuvend dhe se nuk mund ta komentojë pa e parë përmbajtjen.

“Nënshkrimi i marrëveshjes nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, është çështje që duhet t’i adresoheni Ministrisë së Infrastrukturës. Nuk i di detajet dhe si njoh kush janë zyrtarët marrëveshja e mbrëmshme. Marrëveshja nuk na është dërguar zyrtarisht, në momentin që ne si Kuvend e marrim zyrtarisht tekstin e marrëveshjes do të kemi mundësi ta komentojmë përmbajtjen e saj. është e vështire me komenti një tekst i cili nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Koha. Net transmeton se Osmani se do të jenë komisionet parlamentare që do të mbikëqyrin secilën marrëveshjet të arritur ndërmjet të dyja vendeve.

“Kuvendi ka për detyrë që të mbikëqyrë politikën e jashtme. Presim që shumë shpejt komisionet të jenë funksionale dhe të mbikëqyrin secilën marrëveshje dhe veprim që është ndërmarrë në këtë proces”, shton ajo.

E para e Kuvendit, thotë se koalicioni qeverisës VV-LDK, nuk do të lejojë që presidenti Hashim Thaçi të përzihet në dialogun me Serbinë, ngaqs sipas saj, Gjykata Kushtuese ka qartësuar se vetëm kryeministri dhe Qeveria mund të negociojnë marrëveshje.

“Nuk do të lejojmë që të ketë me dialog me president rreth hartave. Sa i përket rolit të presidentit, kemi një vendim të gjykatës qe e ka qartësuar atë rol, është vetëm kryeministri dhe qeveria qe sipas vendimit të gjykatës mund të negociojnë marrëveshje. Që nga tre shkurti Kosova ka qeveri me legjitimitet të plotë dhe kjo qeveri duhet të marr përsipër procesin e negociatave jo me Serbinë, por me çdo shtet tjetër. Roli i presidentit është konsultues rolin negociues Qeveria e Kosovës”, ka thënë ajo.

Osmani thotë se sa i përket programit qeverisë ndërmjet dy partnereve janë disa parime themelore që s’do lejohet të negociohet për integritetin territorial për sovranitetin e vendit, s’do lejohet të negociohet për çështje që kanë të bëjnë me karakterin unitar të shtetit me rregullimin shtetëror të brendshëm.

Modifikuar më Saturday, 15 February 2020 16:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...