Donacionet evropiane të tërmetit, jo veç si shpërdorim, por si rrezik për prishjen e zgjedhjeve të ardhshme

Saturday, 15 February 2020 17:59

Nga Ilir Nikolla

Edhe pse mungojnë modalitet se si do të menaxhohen fondet që do të mblidhen në Konferencën që mbahet nën patronazhin e Bashkimit Evropian për mbledhjen e donacioneve për rindërtimin, pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, ka shenja të qarta se duhet të shqetësohemi. Mediat e Tiranës raportuan se zyra e presidentes së Komisionit Evropian njeh qëllimin për të ndihmuar qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, por nga Brukseli raportohet shkurt se konferenca njeh “përpjekjet e Shqipërisë për rindërtimin”. Gjithsesi, konfirmimi i konferencës së përbashkët për shtyp mes presidentes Von del Leyen dhe kryeministrit Rama pas konferencës së donatorëve flet për rrezikun konkret që fondet e miqve të Shqipërisë mund të përfundojnë në thesin e ekipit të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit.

Për ata që e kanë memorien e shkurtër, janë i njëjti ekip që si me urdhër të peshkut, në fillim të muajit dhjetor shpallën se u duheshin 1 miliardë euro fonde për të përballuar dëmet, ndërkohë që prej dy muajsh asnjë fond qeveritar s’ka mundësuar ende, që të paktën të pastrehët e tërmetit të mos detyrohen të kthehen turpshëm në rrënojat e shtëpive të shembura. Mizanskena e transparencës po plotësohet edhe me përfaqësues të disa organizatave financiare ndërkombëtare, të cilat në Shqipëri më shumë njihen si ombrella të transaksioneve për kalimin e koncesioneve të ekonomisë tonë në firma me qendra në parajsa fiskale sesa për angazhimin në projekte financiare që - ta zëmë - luftojnë varfërinë e kudondodhur në vend.

T’i japësh Edi Ramës një çek prej 1 miliardë eurosh, do të thotë t’i japësh çek të bardhë një njeriu, i cili ka pasur “mirësinë” t’i shpallë publikut shqiptar se si i ka ardhur iluminimi – menjëherë pas tërmetit – jo vetëm për vendet se ku do të ndërtohen lagjet me shtëpitë e reja në Tiranë e në Durrës, por edhe se cili arkitekt do t’i bëjë maksi-projektet, se sa katëshe do të jenë godinat dhe se sa në thyerje me traditën e ndërtimit në Shqipëri do të jenë ato. Këto ëndrra me beton nuk janë thënë në Tiranë e as si barcaletë, por në një studio televizive italiane, para syve të çmeritur të audiencës së “Porta a Porta”. Tërmeti si fatkeqësi i ishte kthyer Edi Ramës në sekondë si fat dhe një mjeshtër i skutave të industrisë së ndërtimit, i dha publikut italian edhe hallkën fundore të gjithë këtij investimi gjigant. Mungonin thjesht paratë, pasi ato të buxhetit të shtetit me kohë ishin akaparuar edhe për disa vite tek klientela ekskluzive.

Tashmë këto para rrezikohet të jepen nën ombrellën e një aksioni të madh humanitar direkt nga Brukseli, ndoshta thjesht me dorëzaninë e ndonjë institucioni financiar ndërkombëtar që s’gëzon kurrfarë kredibiliteti tek publiku shqiptar. Ky rrezik do të ishte për shtetin shqiptar më i madh edhe se vetë piramidat e 1997-s, më besimvrasës edhe se ëndrrat enveriste për Shqipërinë si një ekonomi e industrisë së rëndë, ky rrezik do të shndërrohej në një varrezë për çfarëdolloj nisme për zhvillim ekonomik. Pasi u groposën miliarda euro në lagjet-komunë të Tiranës (të ashtuquajturat getot e reja të kryeqytetit), e njëjta klientelë do të merrte edhe miliardin e donacionit ndërkombëtar. Njësoj si tek industria e ndërtimit në Tiranë, do të vihej në lëvizje e njëjta skemë e përqindjeve, e bakshishit dhe e ndikimit në politikë.

Kjo skemë do të kishte një ndikim të pazëvendësueshëm edhe në zgjedhjet e pritshme parlamentare, prandaj Konferenca e Donatorëve e 17 shkurtit meriton vëmendjen e opinionit publik, jo aq për donacionet e Miqve të Shqipërisë, të cilët fatmirësisht nuk na kanë munguar në Perëndim këto 100 vitet e fundit, sesa për filtrat që do të vendosen për shpenzimin e tyre. T’ia varësh 1 miliardëshin grazhdit të Edi Ramës do të thotë të përsërisësh praktikat e mëhershme me lejet e ndërtimit në Tiranë e më pas me koncesionet e pakërkuara dhe PPP-të. Konferenca e donatorëve është e mirëseardhur, por kurrë mos ardhtë çeku i bardhë (pa filtra kontrollues) për kleptokratët tanë në qeveri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...