Rama pranon për herë të parë se “Mini-Shengeni” i tij dhe i Vuçiç, nuk ka mbështetjen e BE-së

Hënë, 17 February 2020 10:11

Në fjalën e mbajtur pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Bruksel, kryeministri Edi Rama i ka mëshuar sërish projektit të “Mini-Shengenit ballkanik”, por për herë të parë ai ka pranuar se për këtë nismë që ka nisur së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ende nuk kanë dakordësinë e Bashkimit Europian.

Ai ka folur edhe për ngatërrestarë në rajon dhe në Europë, të cilët sipas tij po pengojnë projektin e ngjizur në Beograd, ku edhe ishte parashikuar që të firmosej në ditë e fundit të vitit të shkuar, por për arsye që ende nuk janë mësuar nuk ndodhi.

 “Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe derisa është një vizion që merr spunto nga 4 liritë e vetë Bashkimit Europian, por, sigurisht, që do të na duhet që të kemi pak durim, sepse ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan, janë edhe në Europë, kudo, kështu që, ndërkohë që BE, KiE, KE kanë shumë probleme të tjera dhe kanë shumë e shumë halle të tjera, kështu që derisa të kenë plotësisht fokus mbi këtë që ne duam të bëjmë, jam i bindur që gjithçka do të kthjellohet dhe pastaj jo vetëm që BE do ta mbështesë fuqimisht, por kam bindjen që vendet do vlerësohen edhe në bazë të qasjes dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda perimetrit të Shengenit rajonal”, ka zbuluar ai për herë të parë skepticizmin e BE, KiE dhe KE për këtë projekt të shumëpërfolur.

Në deklaratat e mëparshme Rama ka thënë, se kjo nismë ka edhe miratimin e BE-së dhe SHBA-së, por deri më tani asnjë deklaratë serioze në mbështetje të të ashtuquajturit “Shengen ballkanik” nuk ka dalë nga kancelaritë përkatëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...