'Gëzuar Kosovë, 12- vjetorin e Pavarësisë!'

Hënë, 17 February 2020 11:12

Nga Sali Berisha.

Sot qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar festojnë 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ata përulen me nderimin më të thellë para gjakut dhe sakrificave të dhjetëra mijëra bijve dhe bijave të Kosovës, që ranë në luftëra gjatë një shekulli që Kosova të mbetej e pamposhtur dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur.

Sot, në këtë ditë ne nderojmë veprën e pavdekshme të arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit mendjendritur të kombit tonë, Presidentit Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari, nderojmë miqtë dhe partnerët tanë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që bënë të mundur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga regjimi barbar i Milosheviçit.

 

Në 12 vite pavarësi, Kosova ka njohur një zhvillim dhe progres të gjithanshëm, sa rrallë ndonjë vend tjetër në histori.

Viti që kaloi ishte për Kosovën një vit i vështirë, por përsëri ishte viti i triumfit të saj. Gjatë vitit që kaloi, ajo u përball me tradhtinë e hapur të trojkës famëzezë të Miladinit shqipfolës, Esad Toptanit të Ri dhe Baton Stanishiqit. Kosova u përball me tradhtinë e dytë të madhe të Tiranës zyrtare.

Por viti 2019 ishte përsëri viti i ngadhënjimit të saj. Ajo me guxim dhe mençuri arriti t’i shndërroje në plehra të historisë, projektet e Vuçiç dhe argatëve të tij shqipfolës të krijimit të Serbisë së Madhe nëpërmjet ndarjes dhe copëtimit të saj apo Jugosllavisë së Re me emër fals Minishengen. Me këto qëndrime, Kosova u dëshmua faktor kryesor paqeje dhe stabiliteti ne Ballkan.

Ndaj sot, le të urojmë përzemërsisht, në këtë ditë të madhe, Kosovën dhe mbarë qytetarët, autoritetet e saj: Gëzuar 12- vjetorin e Pavarësisë! Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...