Meta: Atentat ndaj Kushtetutës, përpjekje për grusht shteti

Hënë, 17 February 2020 11:59

I ashpër ka qenë në reagimin e tij presidenti Ilir Meta sa i takon ligjit të ri për betimin e gjyqtarëve, që Kuvendi miratoi të mërkurën, ndërsa e ka cilësuar këtë hap të maxhorancës një atentat ndaj Kushtetutës. Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat kreu i shtetit përsëriti qëndrimin e tij se qeveria po tenton që të bëjë grusht shteti, ndërsa theksoi po tentohet kontrolli mafioz për të pasur në dorë Gjykatën Kushtetuese.

“Bazuar në kërkesën e Kuvendit dhe më pas të presidenti, Komisioni i Venecias i konfirmoi Kuvendit se në 13-14 shkurt do të vinte një delegacion. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të pabesë, të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e Venecias mbërritën në Tiranë, në 12 shkurt votuan në seancën plenare, në errësirë të plotë ligjit për disa ndryshime mbi emërimin e gjyqtarëve, duke ia hequr të drejtën e betimit para Presidentit.

Dhunohet neni 129 i Kushtetutës dhe parimet themelore të Kushtetutës. Votimi i këtij ligji është atentat i rëndë i mazhorancë ndaj Kushtetues, me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Ky proces kërkon të nxi integritetin e punonjësve të gjykatës
Kjo s’do të pranohet kurrë nga presidenti. Ky nxitim, është fyerje që i bëhet organizmave, Komisionit të Venecias, ambasadave, ambasadorëve, që dolën në krah të mazhorancës, për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Venecias, për këtë çështje aq e thjesht sa dhe vet abetarja. Me këtë krim, mazhoranca ka zhvleftësuar rëndësinë e tyre (Komisionit të Venecias). I kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keq përdor nga mazhoranca në funksion të fillimit të realizimit të grushtit të shtetit.
Republika po përjeton gjendjen e rëndë të kapjes së shtetit.”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...