Njeriu qe poshteroi Shqiperine,akuzon vendet e BE

Hënë, 17 February 2020 15:46

Në fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve, kryeministri, Edi Rama, ndërlidhi dhe barazoi fatkeqësinë e tërmetit të madh të Nëntorit në vendin tonë, me vendimin e Bashkimit Europian për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Madje Rama vuri një shenjë barazimi, edhe pse në të dyja këto fatkeqësi ka gisht paaftësia dhe korrupsioni i qeverisë që drejton.

Rama arriti deri aty sa që e quajti ‘poshtërim’ për Shqipërinë vendimin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

‘Për vendin tonë tërmeti politik në tetor u ndje si mallkimi i shoqërisë që na godiste edhe një herë.

Zgjerimi është një nga çështjet që keni në diskutim në familjen e BE, është i vështirë dhe jo gjithmonë nuk janë kohët më të lehta për të jetuar në union, por për ne që kemi bërë kaq shumë për t’u bërë pjesë, mohimi i kësaj lëvizje ishte goditje e madhe, u goditëm sikur na ishte marrë fryma.

Ndjemë dhimbjen, poshtërimin, ju lutem vlerësoni thellësinë e këtyre ndjenjave. Bëmë gjithçka mundëm dhe na u kërkua, e përsëri përgjigjja ishte jo.

Dy goditje të forta, dhe ende qëndrojmë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Jam i inkurajuar nga metodologjia e re, e propozimit të Francës për diskutim, dhe gjithashtu edhe reagimin e komisionit për të bërë më të mirën në Bruksel dhe në vend.

Në fund të 2019, ndërkohë që viti solli dy ditë të këqija për vendin tim, le të shënojë 2020 një vit rindërtimi, solidaritet e shprese. Besoj fort se interesi është i ndërsjellë ashtu si e ardhmja e BE dhe e Ballkanit Perëndimor’, tha Rama në fjalën e tij mes të tjerave.

 
Modifikuar më Hënë, 17 February 2020 16:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...