Këshilltari ligjor i Metës: Brenda javës padi dhe prova të reja kundër Dvoranit dhe disa njerëzve të tjerë të përfshirë

Hënë, 17 February 2020 16:35

Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i kreut të shtetit Ilir Meta, foli ndër të tjera edhe për akuzat që Presidenti Meta lëshoi ndaj kreut të KLD-së, Ardian Dvorani.

Në studio Dervishaj tha se po përgatitet një kallëzim I ri që do të dorëzohet Brenda javës në prokurori ku do të përfshihen edhe njerëz të tjerë të lidhur me shtrembërimin e fakteve.‘Do të ketë një kallëzim shtese që do të depozitohet brenda kësaj jave me fakte të reja ndaj Dvoranit, se si ky i fundit ka ndërhyrë për të shtrembëruar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushetuese. Në këtë padi do shikoni edhe njerëz të tjerë të përfshirë në shtrembërimin e fakteve dhe prova që bien ndesh me vullnetit në procesin e emerimeve të Gjykatës Kushtetuese. Që kishin vetëm një qëllim dhe synim që Presidentit të mos shprehej për emërimet në Kushtetuese.’ I pyetur nëse Dvorani duhet të japë dorëheqjen, Dervishaj tha se kreu I KLD-së e ka përfunduar me kohë mandatin e tij, por është aty për qëllime që tashmë janë të njohura.

‘Dorëhehqja është një akt moral, që është në dorën e tij ta japë ose jo. Po përveç anës morale, ky zotëri e dini që ka hyrë në vitin e 17-të të detyrës së tij, kur  Kushtetuta i ka dhënë një mandat prej 9 vitesh.A ka më llogjikë të qëndrojë?

Dervishaj tha ndër të tjera se Presidenti e ka ndjekur çështjen e emërimeve që në gjenezë

‘Që do të thotë që nëse do të kthehemi pasi në gjenezë te problem, Presidenti në mënyrë të vazhduar ka zbatuar parimin e luajitetit kushtetues. Nuk e ka shpikuar Presidenti të drejtën kushtetuese, por ka ekzistuar që në parimet e para e drejta kushtetuese.

Këta duhet të bashkëpunonin me Presidentin që gjithçka të shkonte në formë prefekte. Gjë që këta jo vetëm nuk e kanë bërë, por i kanë vënë shkopinj nën rrota, për qëllime që tashmë janë të ditura’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...