Del shifra: Mblidhen 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve

Hënë, 17 February 2020 19:15

Shqipëria ka arritur të grumbullojë 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Kështu deklaroi Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Në përmbylljen të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve: Jam krenar të shpall një angazhim kolektiv prej 1.15 miliardë eurosh, si përpjekje e përbashkët për të rindërtuar vendin. Një mesazh i fortë për popullin shqiptar: ne kujdesemi për ju. Tani duhet të nisë me shpejtësi implementimi,” shkruan ai.

 

Shifra është konfirmuar nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. Kjo shumë përbëhet nga grante dhe kredi.

 
 

“Sot në Bruksel, komuniteti ndërkombëtar bashkoi forcat për të treguar solidaritet me Shqipërinë. BE është krenare që të shpallë se Donatorët kanë bërë një angazhim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milionë euro. Ne jemi pranë popullit shqiptar,” shkruan Soreca.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...