Konferenca e Donatorëve/ Fondet për Shqipërinë, dyshimet për qeverinë

Tuesday, 18 February 2020 09:06

Konferenca e Donatorëve  dha ndihma dhe shumë kredi për rindërtimin nga tërmeti i 26 nëntorit, 1.1 miliardë euro, një shumë e jashtëzakonshme financiare. 100 vende pjesëmarrëse në konferencën e mbajtur në Bruksel treguan solidaritet të panjohur më parë me takime të tilla për ndihmën ndaj një vendi që ka pësuar fatkeqësi natyrore. Më të dashur me shqiptarët u treguan: Bashkimi Europian që dha 100 milionë euro, Franca e sharë nga Rilindja, e cila dhuroi 100 milionë euro, Italia fqinje me 65 milionë euro e kështu me radhë shtetet pjesëmarrëse. Një kontribut të rëndësishëm dhanë dhe organizatat ndërkombëtare, Banka Europiane e Investimeve me 100 milionë euro, BERZH 100 milionë euro dhe deri të Banka Islamike për Zhvillim e cila dha një hua të madhe prej 350 milionë eurosh. Gjeografia e vendeve që vunë dorën në zemër për Shqipërinë është mbresëlënëse. Fqinjët treguan solidaritet duke dhënë jo vetëm para, por edhe morën përsipër ndërtimin e shtëpive, ku Greqia deklaroi se do të ndërtojë banesat për 200 familje. Përveç fqinjëve donacionet nuk munguan edhe nga vendet e largëta si Japonia dhe vendet e Lindjes së Mesme, të cilët dhuruan bujarisht para dhe projekte. Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një shfaqje madhështore solidaritetit. Edhe në skenarët më pozitiv të qeverisë “Rama”, shifra që mendohej të mblidhej arrinte deri në 450-500 milionë euro. Dyfishimi i kësaj shifre nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë sigurisht është një lajm i mirë. Mbi të gjitha është një lajm i mirë për ato mijëra familje që humbën banesat nga tërmeti shkatërruese i 26 nëntorit. Humbjet materiale që ata pësuan, të pakën në shifrat e donacioneve që ka tani qeveria, duken të kompensuara.

Shqipëria arriti dje të shmang një kolaps ekonomik, pasi buxheti i shtetit e kishte të pamundur të përballonte planin e rindërtimit. Si në çdo çështje që ka të bëjë me qeverinë, komentet e para pas Konferencës së Donatorëve e portretizuan Edi Ramën si heroin që arriti të mbledhë 1.15 miliardë euro, i vetëm përballë 100 shteteve që morën pjesë në konferencë. A ka meritë Edi Rama për këdo donacione. Sigurisht që ka pjesën e tij të meritës, por paratë nuk u dhanë personalisht për Edi Ramën dhe as për Arben Ahmetajn, u dhanë për fëmijët e Thumanës, Bubqit, Durrësit, Lezhës dhe kudo ka gra dhe të moshuar që prej muajsh po flenë në plastmas.  Të mos harrojmë se mbi 60 përqind e shumës mbetet kredi në banka e cila do shlyhet. Tashmë eurot u zyrtarizuan në drejtim të Shqipërisë. Problemi mbetet si do të përdoren dhe të mos lejohet që të vidhen siç është zakoni rilindas. Në fjalimet e mbajtura dje në Bruksel ra në sy deklarata e zyrtarit të DASH, Matheë Palmer. Teksa njoftoi fondin rreth 5 milionë dollarë ndihmë, bëri të ditur dhe krijimin e një akademie për transparencën dhe kontrollin e mënyrës sesi do të përdoren këto para nga qeveria shqiptarë. 3.9 milionë dollarë nga SHBA do të jepen vetëm për ngritjen e mekanizmave të kontrollit fondeve. Mosbesimi i atyre që dhanë fondet për mënyrën sesi do përdoren nga qeveria është i dukshëm i takon qeverisë të provojë se paratë do të përdoren për njerëzit e dëmtuar nga tërmeti, apo për halle të tjera të Rilindjes.

 

Shuma prej 1.1 miliardë euro plotëson çdo nevojë të banorëve të dëmtuar, bile teprojnë! Mbetet të falenderohen të gjithë shtetet dhe organizmat e ndryshme që kontribuan në këtë nevojë të madhe shqiptare, por thirrja që të mos vidhen këto fonde mbetet thirrje e madhe publike. Mos shpërdoroni eurot, të cilat një pjesë, jo e vogël, janë edhe kredi dhënë shtetit shqiptar, por çdo taksapagues do të paguajë për ti shlyer ndër vite kreditë.

Gjithsesi duhet thënë FALEMINDERIT MIQ QË NA NDIHMUAT!

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 09:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...