Basha ngre tonet pas takimit me Metën: Rama po bën grusht të pastër shteti. Rotacioni i pandalshëm, do përballen me bashkim dhe rezistencë nga qytetarët

Tuesday, 18 February 2020 14:57

Pak pas përfundimit të takimit me aleatët, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi për mediat se vendi rrezikohet nga një grusht shteti

Teksa dha detaje nga takimi me presidentin Ilir Meta, Basha ishte në të njëjtën linjë me kreun e shtetit, ndërsa theksoi se maxhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese. Mes të tjerash ai foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve (mazhoranca).”, tha Basha.

Modifikuar më Tuesday, 18 February 2020 15:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...