Prej një jave në grevë urie, Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët, duhet zgjidhje e menjëhershme për ta

E mërkurë, 19 February 2020 19:31
Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në mbështetje të punonjësve të nën stacionit të pompimit të ujit në Poçem të cilët janë prej një jave në grevë urie si dhe naftëtarëve të Ballshit.
 
Ai shprehet se për ta duhet një zgjidhje e menjëhershme teksa akuzon pushtetarët për lojë dhe indiferencë kriminale. Nga 13 shkurti punonjësit e nën- stacionit të pompimit të ujit në Poçem janë futur në grevë urie pasi pretendojnë se nuk kanë marrë 27 muaj rroga.
 
Po ashtu edhe naftëtarët e uzinës së Ballshit u futën në grevë urie ditën e djeshme pasi nuk ranë dakort me ofertën e kompanisë që të nënshkruanin kontrata punësimi por pa njohur pagat e prapambetura.
 

STATUSI I LULZIM BASHËS

Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.foto galeri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...