Trump emëron drejtues të Zbulimit Kombëtar,Richard Grenell

E Enjte, 20 February 2020 08:39

Presidenti Trump konfirmoi se po emëron ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell si Drejtor në detyrë të Zbulimit Kombëtar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ai do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani. Richard Grenell është i dërguar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi.

Presidenti e bëri njoftimin të mërkurën vonë në Twitter, pak orë pasi lajmi u bë i ditur nga disa media amerikane.

"Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, RichardGrenell, do të bëhet Drejtor në Detyrë i Zbulimit Kombëtar." "Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të," shkruante Presidenti Trump në Twitter.

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

CNN njoftoi se Ambasadori Grenell kishte shprehur prej kohe dëshirën për t’u larguar nga posti në Gjermani dhe për të shkuar në sektorin privat, ose në një post tjetër qeveritar. Ambasadori Grenell njihet si përkrahës i fortë i Presidentit Trump.

Posti i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar duhet të konfirmohet nga Senati. Nuk është e qartë nëse Ambasadori Grenell do të marrë miratimin për t’u konfirmuar në këtë post, pasi shumë senatorë kanë shprehur rezerva për shkak të punës së tij në Gjermani.

1 / 1
 
 

© SYRI.net

Modifikuar më E Enjte, 20 February 2020 08:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...