Skandali seksual në Fier, kërkohet dorëheqja e ministres Besa Shahini, kryetarja e Komisionit të Medias: Gjeni kurajo t’iu përgjigjeni këtyre pyetjeve

E Enjte, 20 February 2020 10:10

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqjen, teksa komenton ngjarjen e bujshme në gjimnazin e Fierit, Jakov Xoxa, ku profesori Agron Bego i kërkonte favore seksuale një nxënëseje.

Përmes një postimi në “Facebook”, Dhimitri i drejtohet ministres Shahini me disa pyetje rreth këtij skandali seksual, duke i kërkuar të gjejë kurajon dhe të përgjigjet publikisht.

Postimi i plotë:
Znj. Shahini meqë ju belbëzoni sa herë që paraqiteni në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik gjeni kurajon ti përgjigjeni publikisht disa pyetjeve:
Kur do të veproni lidhur me ngjarjen e turpshme të abuzimit seksual në liceun e Fierit për të cilën prindërit u njohën përmes medias?
Cilat janë masat që ju keni marrë per të eleminuar nga stafet pedagogjike mësuesit pedofilë?
Kush na garanton që në shkollat tona ky është i vetmi rast?!

A ka marrë ndonjë masë Ministria për ti bërë nxënësit të denoncojnë publikisht të tilla raste?
Sa të tjerë që ende nuk janë identifikuar gjenden nën presione të tilla të abuzimit seksual?
Si mund të uleni në atë karrige të shtrembëruar nga pesha e papërgjegjësise suaj duke e parë me zë dhe figurë se në institucionet arsimore publike që ju mbuloni dhe keni për detyrë të menaxhoni, mësuesit sillen si grabitës të fëmijërisë dhe si dhunues të rëndomtë?
Znj. Shahini, ju nuk mund të mjaftoheni me pushimin nga puna, të nje mësuesi të cilin opinioni publik e pa live se si sillej me nxënësit!
Znj. Shahini, nuk mund të qëndroni e fshehur pas kolltukut tuaj ministror, dhe të justifikoni e mbroni me heshtjen tuaj keta pedofilë, që institucionin arsimor kërkojnë ta kthejnë në strehë dhune!

Nuk mjaftuan gafat tuaja të njëpasnjëshme në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik, nuk mjaftoi paaftësia juaj si Ministre e Arsimit për tu përballur me situatën në të cilën gjendet sistemi arsimor sot. Nuk mjaftoi shkatërrimi që i shkaktuat Akademisë se Shkencave me platformën mbretit pa kurorë “Gjinushi “.
Nuk mjaftoi paaftësia dhe memecëria juaj për rehabilitin e shkollave pas tërmetit të 26 nëntorit. Nuk mjaftoi dështimi i reformave në arsim, por tani duket se nuk ja kurseni as mësuesët pedofilë, e as militantët keqeverisjes Rama. Si e justifikoni rastin e mësuesit zhigolo të liceut të Fierit? Përse hesht?!
Faktet dëshmojne qartë se propaganduesit e qeverisjes suaj luajnë me fatet e nxënësve në atë që duhet të ishte tempulli i dijes por praktikisht është kthyer në një vend të abuzimit seksual të pedofilëve ndaj fëmijve tanë të pambrojtur nga ju.
JEPNI DORËHEQJEN BESA!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...