‘Moratorium nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve’/ Pse erdhi ky propozim i opozitës

E Enjte, 20 February 2020 11:35

Kur vëzhguesit e ODIHR publikuan raportin për votimet monopartiake të 30 qershorit, shumëkush mund të jetë habitur me faktin se si është e mundur që një qeveri duhet të manipulojë votat edhe kur garon e vetme.

Por një tjetër tronditje erdhi nga një tjetër pjesë e raportit, aty ku flitej për ankimimet zgjedhore. Vëzhguesit thonë se gjyqtarët ishin vendosur nën presion nga procesi i vetingut. Kjo ishte një shuplakë e rëndë për drejtësinë e re. Në mënyrë indirekte po tregohej se procesi i vetingut ndikohej nga mazhoranca në pushtet

Duke pasur në mendje këtë çështje, opozita ka paraqitur një propozim në kuadër të reformës zgjedhore. Ajo kërkon moratorium 4-vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve.

“Aktualisht është e pamundur që trupa gjyqësore për zgjedhjet të jetë e pandikuar dhe jashtë presionit të vetingut, siç kërkon ODIHR, pasi procesi nuk ka një radhë të fiksuar se kush gjyqtar kalon më veting, duke bërë që të gjithë të jenë të ekspozuar ndaj vendimit të papritur të Komisionit të Vetingut, ndërkohë që gjyqtari mund të jetë duke marrë një vendim të rëndësishëm për zgjedhjet”, thonë burimet.

Modifikuar më E Enjte, 20 February 2020 11:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...