SHBA shton trysninë mbi Albin Kurtin: Hiqni sa më shpejt Taksën

E Enjte, 20 February 2020 14:07

SHBA janë duke shtuar trysninë mbi qeverinë re të Kosovës për të eliminuar menjëherë taksën 100% mbi produktet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës. Për këtë qëllim, Ambasadori amerikan në Kosovë po i takon një për një, Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e qeverisë së tij si dhe liderët e opozitës për të eliminuar menjëherë tarifat.

Në njoftimin që ka dhënë sot Ambasada amerikane në Kosovë, thuhet se:

“Ambasadori amerikan në Kosovë Kosnett i ka vazhduar edhe sot takimet me përfaqësuesit e Qeverisë së re, duke takuar Ministrin e Brendshëm Veliu

Ai ka pasur takim me Kryeministrin, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, Zv.Kryeministrat Hoti dhe Abazi dhe Ministrin e Jashtëm Konjufca dhe ka kërkuar takime edhe me ministrat e tjerë. Ai po ashtu po takohet edhe me liderët e opozitës

Në të gjitha këto takime si dhe në takimin me Kryeministrin Kurti, Ambasadori Kosnett foli për rëndësinë e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovën, me një fokus në avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin dhe përfitimet ekonomike që vijnë menjëherë prej eliminimit të menjëhershëm të tarifave”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...