Greva në Poçem, Basha viziton punëtorët: Jap fjalën që do zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj tyre

E Enjte, 20 February 2020 16:21

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në krah të punëtorëve të nënstacionit të pompimit Poçemit që prej një jave janë në një grevë urie për shkak të mosmarrjes së 27 pagave. Ai ka qenë pranë tyre dhe ka parë gjendjen shëndetësore që ka nisur të rëndohet. Basha akuzoi qeverinë dhe Ramën për tradhti ndaj punëtorëve ndërsa thekson se ai vetë do të zhbëjë të gjitha padrejtësitë që janë bërë ndaj punëtorëve.

“Juve jeni shembulli i gjendjes ku ndodhet e gjithë Shqipëria. Ata pasurohu, ndërsa ju varfërohu. Ju punoni për familjen dhe frigoriferi është bosh. Kështu siç jeni shtrirë ju, është e shtrirë e gjithë Shqipëria. Kjo nuk është qeveri, janë një grup prej 15 vetësh që po vjedhin xhepat e juaj dhe po mbushin xhepat e tyre. Ta dini që nuk jeni vetëm, keni të gjithë Shqipërinë nga mbrapa. Këta nuk kanë vesh për t’ju dëgjuar s’kanë shpirt për tju kuptuar. Ndaj ne na keni gjithmone mbrapa. Kjo do t’i përkasë së shkuarës, kam ardhur këtu t’ju them se jeni shembulli i gjendjes ku ndodhen shqiptarët”, kanë qenë fjalët e Bashës në bisedën e bërë me grevistët.

STATUSI I BASHËS
Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...