“Si vepruan Dvorani, Ministria e Drejtësisë, QBZ dhe Kuvendi për Arta Vorpsin”, këshilltari i Metës nxjerr shkresat e një dite: Kam 20 vjet jurist por…

E Enjte, 20 February 2020 17:37

Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj në një komunikatë live për mediat ka sqaruar për opinionin publik faktin sesi kanë vepruar Dvorani, Ministria e Drejtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare në lidhje me Arta Vorpsin.

Dervishaj thekson se Dvorani vetëm gënjen e se ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Ai shton se Ardian Dvorani, me shkresën që ka nënshkruar ka shpërdoruar detyrën.

Po ashtu, Dervishaj vlerëson se edhe Ministria e Drejtësisë ka vepruar në një mënyrë antiligjore e antikushtetuese. Këshilltari i presidentit Meta deklaroi se ka 20 vjet që punon jurist e se kurrë nuk ka rastisur rast si ky, kaq antikushtetues.

Ardian Dvorani vetëm gënjen. Ai ka deformuar totalisht faktet. Dvorani vendosi qëllimisht që të mos mbledhë KEDMe këtë shkresë zoti Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Për këtë arsye kemi depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë. Ardian Dvorani ka bërë interpretim të gabuar të ligjit. Dvorani ka gënjyer, tha se nga presidenti nuk ka ardhur asnjë informacion. Kam 20 vjet juristi, por eksperiencë më të shëmtuar se kjo nuk kam parë.

Të dërgojë MD për botim diçka që nuk është normale është krejt jashtë normave. Ministria e Drejtësisë ka dërguar për akte botimi, shkresa në ditë pushimi. Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka. Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët”, tha Dervishaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...