Më 2 mars unë zgjedh të lidh besën para Presidencës

E Enjte, 20 February 2020 21:26

Nga Robert Delija

Presidenti dje i kërkoi kryeministrit të tërhiqej nga grushti i shtetit që po ndërmerr. Komplet ndryshe nga ç’kemi parë nga kreu i qeverisë, pa syze dielli, pa afate 48 orëshe, pa show, sepse çështja në fjalë nuk është për konsum ditor politik, por është çështje që prek gjithë shqiptarët.
Unë nuk studioj për drejtësi e as jam konstitucionalist, por presidenti më bindi. Me atë tavolinën e vogël, por mbushur plot me letra që faktojnë grushtin e shtetit, ai arriti ti shpjegojë qytetarëve se si qëndron puna dhe që nuk mbulohet dielli me shoshë. Kam zgjedhur të mos besoj asnjë teori konspirative që del nga qoshet e godinës ku po gatuhet ky grusht shteti, por të jem me datë 2 Mars aty ku duhet të jem, në shesh. Unë aty do të dal bashkë me familjen, sepse Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese janë të paprekshme. Prandaj PO TË FTOJ DHE TY që po e lexon këtë status.
Po të ftoj ty që je larguar padrejtësisht nga puna.
Po të ftoj ty që sheh përditë se si krimi del rrugëve pa asnjë problem.
Po të ftoj ty që je përballur me këtë administratë harbute.
Po të ftoj dhe ty që nuk e ke qejf Ilir Metën, sepse ky tubim është i joni, i qytetarëve.
Madje do doja të ftoja dhe shumë shokë të mi të 9 vjeçares e gjimnazit, të cilët sot enden rrugëve të Evropës njëlloj si brezi i prindërve tanë në vitet 90′, sepse këtu nuk panë më shpresë e nuk ndiheshin të përfaqësuar nga një qeveri që bën zgjedhje njëpartiake e as nga një gjysmë-parlament.
Prandaj unë zgjedh të protestoj dhe për ta, unë zgjedh të mos vendos syze dielli para shkeljes së Kushtetutës, por të lidh besën para presidencës me 2 Mars!
Po ti?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...