Berisha: Rama, ky cinik, ky xhahil, nuk kupton se sot Shqipëria në mjek për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës

Premte, 21 February 2020 11:40

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës në lidhje me sistemin shëndetësor në vend.

Duke folur në aktivitetin 'Sfida dhe vizione në Shëndetësi', ish-kryeministri është shprehur se Ramës i kanë zënë sytë koncesionet dhe nuk shikon që Shqipëria po shkon tek numri 1 mjek për 1000 banorë.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Këta shpikën Check-up dhe koncesionet duke vjedhur të sëmurët shqiptarë.

Jo më larg se dje, në krye të qeverisë se nuk kemi mungesë mjekësh. Ky xhahil, ky cinik, ky injorant, nuk kupton se sot Shqipëria në mjek për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës.

Nuk kupton se në Europë dhe në botë, numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit më themelorë të një sistemi shëndetësor. Nuk kupton se ia kanë mbyllur sot koncesionet. Se sot bëhet fjalë në vendet e zhvilluara për një mjek në 300 banorë, në mos më pak, në vendet ish-komunistë një mjek në 400 banorë, kurse Shqipëria po shkon në një mjek në 1000 banorë me ikjen masive të mjekëve nga Shqipëria.

Me dhjetëra fëmijë që nuk gjejnë pediatër, me dhjetëra mijëra gra që nuk gjejnë gjinekologun, por nuk duhet habitur, se po ky do të deklaronte dhe bënte Europën të qeshte me të se Shqipëria nuk ka banda, por kur je vetë kryebandit, bandat të duken lule.

Nuk ka banda, ka keqbërës. Janë të lidhura si mishi me thoin, sepse është kjo dyshe me politikat e saj që po shkatërrojnë një sistem që kishte brishtësinë e vet dhe ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër të konsolidohet dhe të përsoset.

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 11:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...