Presidenti përballë një bande narkotrafiku

Premte, 21 February 2020 19:31

Prej kohësh Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka ngritur alarmin për kapjen e shtetit dhe te drejtësisë. Kryeministri Rama dhe gjithë Rilindja e tij ka kapur shtetin në të gjitha segmentet.  Rasti i sotëm, kur Presidenti Meta zbuloi para medias dhe opinionit publik një sërë faktesh që zbulojnë përpjekjet për një “grusht shteti”, duke nisur nga Rama, te ministria Gjonaj e deri tek Parlamenti e Gjykata kushtetuese.

Të gjitha faktet dhe gjithë historia e kësaj përballje të jashtëzakonshme të presidentit Meta me kryeministrin Rama tregon se Presidenti është përballë një bande narkotrafiku që e ka shkatërruar vendin, nga kanabizimi, te trafiku i madh i kokainës dhe drogave të forta, tek krimi ordiner dhe ai organizuar e deri tek kapja e shtetit dhje institucioneve të tij. Për ditë e më tepër presidenti  po lufton përballë një Kryeministri që kërkon pushtet të pakufizuar, që kontrollon edhe pushtetin legjislativ përmes Parlamentit, edhe pushtetin administrativ, edhe sistemin gjyqësor në të gjitha nivelet e tij, edhe SPAK-un, edhe pushtetin e katërt, median, edhe pushtetin lokal, edhe shoqërinë civile, edhe universitetet, pra, gjithçka.

 Prandaj është mëse i përligjur dhe legjitim akti i Presidentit”, për të zbritur në rrugë kundër kriminelëve që uzurpojnë pushtetin dhe shkatërrojnë demokracinë.

Lufta apo beteja e Presidentit Meta duhet të bëhet një kauzë për të gjithë opozitën dhe popullin mbarë për t’i thënë ndal kësaj bande që për ditë e më tepër po merr peng vendin dhe të ardhmen tonë./55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...