Etilda Gjonaj, ministrja qe liroi financierin e Habilajve

Premte, 21 February 2020 21:07

Posti i minstres nuk i eshte dhene per njohje ekselente te ligjit, jurisprudences dhe nuk ka shkelqyer per asgje vetem ka shkelqyer me anonimatin e saj dhe sigurisht keto anonime zgjidhen per zbatim te verber te urdhrave . Ishte kjo ministre drejtesie qe liroi financierin e Habilajve.
Ekstradimi drejt Italisë i Nezar Seitaj, i konsideruar si “financieri” i bandës së narko-trafikut të Habilajve, në rastin më të mirë, është dëshmi e dështimit të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, ku fajtore eshte drejtperdrejte Etilda Gjonaj .
Por duket se situata është më e rëndë dhe të gjithë veprimet anti-ligjore janë kryer nga zyrtarët e lartë të sistemit të drejtësisë për të lehtësuar largimin e personit kyç nga duart e Prokurorisë për Krime të Rënda. Në njoftimin publik për këtë rast, Ministria e Drejtësisë u justifikua se nuk kishte informacion nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me masën e sigurisë, vendosur nga Gjykata për Krime të Rënda,por në fakt, ligji e detyron ministren e Drejtësisë që të kryejë verifikimet para se të nënshkruajë ekstradimin e një personi.
Ky proces anti-kushtetues, i shërben vetem qeverisë për të mbyllur problemet e eksponentëve të saj me drejtësinë. Në krye të listës së hetimeve që mund të mbylleshin apo cenoheshin,qëndronte pikërisht dosja “Tahiri-Habilaj”, dosje e cila mori një goditje shumë të rëndë me largimin nga duart e prokurorëve shqiptarë të njeriut-kyç, Nezar Seitaj.

“Ligji ndalon këdo që të ekstradojë një shtetas kur prokuroria ka hapur një çështje hetimore. E miratoi ekstradimin për 24 orë duke finalizuar skemën e firmosur nga Xhafaj. Ministrja e Drejtësisë zgjodhi të shkelë ligjin, miratoi ekstradimin. Nezar Seitin e degdise në shkelje të ligjit. Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste, do të fliste për paratë, për eurot me të cilat u blenë gjerdanët për familjarët e Tahirit dhe 20 mln euro që kaluan nga Seiti në duart e Tahirit, që Rama të blinte zgjedhjet. Te 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk iu mban të gjithëve. Në gjithë këtë histori mes hajdutësh e kriminelësh, ku e fut veten Etilde ? Është momenti që të pendoheni. Në burgun 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo a u mban të gjithëve?

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 22:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...