Berisha: Koronavirusi anteportam? Apo ka hyrë në Shqipëri?

Saturday, 22 February 2020 14:55

Italia, vendi fqinj me të cilin Shqipëria ka shkëmbimet më intensive njerëzore etj, është në emergjencë nga koronavirusi. 

Në Shqipëri ka shumë mundësi që koronavirusi të ketë ardhur dhe të jetë duke u përhapur pa asnjë pengesë.

Përndryshe ai tani ndodhet anteportam dhe pashmangshëm çështje ditësh apo dhe orësh do të vijë në Shqipëri.

Duke iu bërë thirrje banorëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe rikujtuar se paniku është aleat i virusit, dënoj me ashpërsinë me të madhe qëndrimin kriminal të Edvin Mashtrimit ndaj këtij problemi vërtet madhor.

Përveç mashtrimeve të shpeshta dhe kriminale që zëdhënëses së tij, ndrikull Hajnisë, në Shqipëri nuk është marrë asnjë masë reale efektive për parandalimin dhe përballjen me këtë epidemi brutale me vdekshmëri të lartë.

Nuk janë bërë dhe nuk bëhen kontrollet në aeroporte për persona që vijnë nga zonat e infektuara, nuk ekziston qendra e karantinës dhe trajtimit të personave të dyshimit apo me shenja të qarta të sëmundjes, mungojnë maskat antivirale, respiratorët në sasinë e duhur.

Të gjithë këtë situatë katastrofale, Edivin Hajduti dhe ndrikull Hajnia janë përpjekur ta mbulojnë me mashtrime të përditshme për qendrën sekrete të kararantinës, për të cilën i ka lakmuar edhe Koreja e Veriut.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm dhe kriminal të Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnisë, iu bëj thirrje qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë.

Këtu më poshtë keni dy shkrime për gjendjen alarmante të krijuar në Itali nga përhapja e koronavirusit."  

Italia në alarm nga koronavirusi: 10 qytete mbyllin shkollat, baret, thirrje banorëve të mos dalin jashtë

Autoritetet në veri të Italisë të premten urdhëruan mbylljen e shkollave, lokaleve dhe ambienteve të tjera publike në dhjetë qytete pas një vargu rastesh të reja me koronavirus.

Pesë mjekë dhe 10 persona të tjerë u testuan pozitivë me koronavirus në Lombardi, pasi kishin frekuentuar të njejtin lokal dhe grup miqsh, ndërsa dy raste të tjera u shfaqën në Veneto, thanë autoritetet në një konferencë shkencore

Mbi 50 mijë personave iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi në zonat në fjalë, ndërkohë që aktivitetet publike si festimet e karnavaleve, meshat në kishë dhe ngjarjet sportive ndaloheshin për Giuseppse Conte tha se “gjithçka ishte nën kontroll” dhe theksoi se qeveria po merrte masa të jashtëzakonshme për parandalimin” e virusit.

Rrugët në këto qytete u shkretuan, shumë pak njerëz shiheshin jashtë dhe hapësirat publike u mbyllën.
Në Casalpusterlengo, një mesazh i madh elektronik jashtë qytetit shkruan:” Koronavirus: popullsia është e lutur të qëndrojë Brenda shtëpive për parandalim”.

Qyteti i parë që u mbyll ishte Codogno, me një popullsi prej 15 mijë banorësh, ku tre persona u testuan për koronavirus, përfshirë një burrë 38 vjeç dhe gruan e tij shtatzanë që ishte tetë muajshe. Tre të tjerë janë testuar pozitivë dhe janë në pritje të rezultateve përfundimtare.

Kryetari i bashkisë së Codogno, Francesco Passerini se këto lajme për raste të reja kanë përhapur alarmin në qytetin jugor, Milano.

38-vjeçari që punonte në Unilever në Lodi, është në gjendje të rëndë. Ai kishte ngrënë darkë me një njeri që kishte qenë në Kinë në janar dhe më vonë kishte shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, por që atëherë kishte rezultuar jo mbartës me virus, shkruajnë mediat italiane.

Një shok i tij futbollist, djali I një pronari lokali në Codogno, ka rezultuar pozitiv me tre të tjerë. Të tre jetojnë në qytetin e vogël Castiglione d’Adda.
Kryebashkiaku tha se banorët ishin jashtëzakonisht të shqetësuar nga përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse./Syri.net

Koronavirus tmerron Italinë: ndalohen më shumë se 40 ndeshje nga virusi vdekjeprurës

Rastet me koronavirus në Lodigiano kanë efekt edhe mbi ngjarjet sportive të zonës. Komiteti rajonal i Ligës Diletante ka vendosur të shtyjë 40 ndeshje të kampionateve të ndryshme, “për shkak të situatës kritike të vendosur nga koronavirus, që ka prekur zonën e Lodigiano e shoqëritë që vijnë nga i njëjti territor”. I njëjti fat edhe për disa ndeshje në voley në Serie B.

Poacenza ndalon futbollin e basketbollin

Stop për basketbollin e futbollin në Piacenza. Prefektura, me një urdhëresë që ka dalë në mbrëmjen e djeshme në lidhje me emergjencën e koronavirus ka vendosur ndalimin e të gjithë aktivitetetve sportive të parashikuara në fundjavë.

Në vecanti janë pezulluar ndeshjet e Lega Pro mes Piacenza e Sambenedettese, ato të serie D mes Fiorenzuola e Lentigione e ajo e basket mes Bakery Piacenza e Jesi, e vlefshme për kampionatin e Serie B (grupi C). Janë pezulluar edhe eventet e tjera sportive diletante e jo kompetitive.

Futboll, ndalim per 42 ndeshje

Janë në total 42 ndeshje, për momentin, të pezulluara në futbollin diletant në Lombardi për shkak të emergjencës nga koronavirus, nga 502 në program për tu zhvilluar në fundjavë.

Shoqëritë kanë kohë deri nesër në 12 për të kërkuar shtyrje të tjera: situata, theksohet në Ligën Diletante, është në zhvillim, e skuadra të tjera me të teseruar që vijnë nga zonat e izolimit, drejtues, teknikë apo futbollistë, mund ta kenë të vështirë të arrijnë në vendin e ndeshjeve.

Modifikuar më Saturday, 22 February 2020 15:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...