Sulmi me vezë ndaj zv. kryeministrit, Kurti: Nuk e shqetësojnë qeverinë

Saturday, 22 February 2020 18:40

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se veprimet e tilla nuk e shqetësojnë qeverinë.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve.

Kurti ka kërkuar ndaj opozitës të jetë bashkëpunuese që të luftohet krimi dhe korrupsioni për të mirën e vendit. “Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. zëvendëskryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, sulmin ndaj Hotit e kanë dënuar edhe tre ministrat e LDK-së, Agim Veliu, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku si dhe nënkryetari i kësaj partie, Gazmend Muhaxheri.

E pro sulmit me vezë ka dalë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kushdo që e ka bërë, veprimin ndaj Hotit, ka bërë shumë mirë dhe sipas tij kjo duhet kuptuar që nuk do të lejohet Serbia dhe Rusia në Kosovë.

Sulmi ndaj Hotit erdhi pas deklarimeve të fundit të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me SHBA-në dhe BE-në”.

Modifikuar më Saturday, 22 February 2020 18:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...