Marku:Tubimi rruga e duhur! Jo për Metën apo Bashën , shqiptarët të dalin për veten.

Saturday, 22 February 2020 19:19

Mark Marku i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” në News24 ka thënë se Meta nuk zgjidhi gjë duke i vendosur ultimatum Etilda Gjonajt për dorëheqje pasi ajo nuk ka për ta bërë diçka të tillë.

Marku shprehet se Meta s’mund ta shkarkojë Gjonajn pasi nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale ndërkohë që shprehet se ajo dhe mazhoranca vepruan për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet KED me gjakftohtësi dhe me paramendim.

Duke iu rikthyer edhe njëherë tubimit të Presidentit Meta me qytetarët në 2 mars, Marku shprehet se është një rrugë e duhur dhe shqiptarët duhet të dalin në shesh edhe pse jo për të mbrojtur Metën apo Bashën, por për veten e tyre

”Nuk mendoj se zgjidh gjë që i vendosi ultimatum Etilda Gjonajt, por që nuk ka për ta dhënë edhe pse duhet ta japi.

Unë po them që Etilda Gjonaj dhe mazhoranca dhe Rama nuk është se i kanë bërë këto gjëra se nuk i kanë ditur, por i kanë ditur dhe i kanë bërë në mënyrën më gjakftohtë. Por si mund ta heqë Presidenti ministren? S’ka Gjykatë. Pra kur bën një ultimatum duhet parë mundësia. Unë jam për vendime të forta por të mirëmenduara.

Tubimi për mua, pra rruga e duhur është rast i jashtëzakonshëm dhe duhet të bëhet, është i mirëmenduar. Ajo çfarë i kërcënohet Metës apo dikujt tjetër sot në  Shqipëri i kërcënohet të gjithëve. Shqiptarët ndoshta s’mund të dalin për të mbrojtur Metën apo Bashën por duhet të dalin për veten, duhet të reagojnë për veten dhe për një qeverisje të përgjegjshme.”- tha Marku.

Modifikuar më Saturday, 22 February 2020 19:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...