Edhe mijëra emigrantë shqiptarë do vijnë me 2 mars

Diel, 23 February 2020 12:07

Pas thirrjes së Presidentit për të ndaluar uzurpimin e të gjithë pushtetëve nga Kryeministri Rama kanë filluar organizimet për datën e lajmëruar. Rrjetet sociale, pasi mediat televizive i ka blerë shefi i qeverisë, mbeten mjeti ku qytetëarët komunikojnë dhe shprehin vullnetin që të vijnë në Bulevardin para Presidencës për të rrëzuar këtë pushtet që ka varfëruar qytetarët.

Nisma e Presidentit Ilir Meta për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën ka marrë këto ditë një mbështetje të madhe. Apelit të kreut të shtetit për një tubim më 2 mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i janë bashkuar këto ditë me mijëra qytetarë. Mbështetja ndaj kësaj nisme vihet re në rrjetet sociale, të cilat në mungesën e mediave të pavarura, janë kthyer në media popullore ku qytetarët shprehin hapur dhe pa rezerva mendimet e tyre. Janë me mijëra mesazhe inkurajuese, aprovimi dhe konfirmimi të pjesëmarrjes në tubimin e 2 marsit që tregojnë se shumica e qytetarëve janë në krahun e Presidentit Ilir Meta në këtë betejë. Edhe pse propaganda e Rilindjes, ka tentuar ta paraqesë këtë përplasje si çështje pushteti dhe interesash personale, mesazhe në rrjetet sociale se qytetarët kanë kuptuar se kjo është betejë për Kushtetutën dhe parimet demokratike të republikën. Personale në këtë betejë është vetëm pushteti i Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Rilindjes, ndërsa qëndrimet e kreut të shtetit janë vetëm në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në një republikë demokratike normale. Një element tjetër i veçantë në këtë nismë të Presidentit është se përkrahja nuk vjen vetëm nga shqiptarët që jetojnë brenda kufijve të vendit, por edhe shqiptarët e diasporës. Qëndrimet publikë të shqiptarëve të Amerikës dhe vendeve të tjera të BE, ku konfirmohet pjesëmarrja në tubimin e 2 marsit, tregojnë se zullumi i qeverisë “Rama” ka arritur maksimumin dhe durimit me talljet e qeverisë i ka ardhur fundi. Si rrallëherë nisma e Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës ka bashkuar edhe kritikët personalë të Ilir Metës. Gazetarët, publicistë dhe njerëz që realisht nuk njihen si mbështetës të Ilir Metës në karrierën e tij politike, e thonë hapur se në 2 mars do të jenë në shesh jo për Ilir Metën si individ, por për të mbrojtur Kushtetutën dhe çështjet që ai ka ngritur si Presidenti i Republikës. Gazetari Agim Xhafka e ka përmbledhur më së miri në një fjali arsyet se përse kjo kategori e rëndësishme e shoqërisë do te jetë në tubimin e datës 2 mars. “Nuk dua Metën, por mbështes të vërtetën”,- shkruan gazetari Xhafka duke konfirmuar se çështjet që ka ngritur kreu i shtetit janë mëse të drejta. Qëndrime të tilla nga njerëz të medias dhe shoqërisë civile, diplomatë dhe politikanë këto ditë janë të shpeshta dhe dëshmojnë se beteja e Ilir Metës kundër një qeverie që po kthehet në regjim është e drejtë dhe po reagimi po vjen në kohën e duhur. Për të hequr çdo kompleks të njerëzve që janë ende të dyzuar për pjesëmarrjen në këtë tubim dhe betejë që nuk përfundon me një ditë, Presidenti Ilir Meta publikoi dje mesazhet kryesore që do të ketë takimi i 2 marsit.  Presidenti deklaroi se në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të ketë vetëm flamuj kuq e zi, duke konfirmuar se kjo kauzë nuk bëhet për parti, por për interesat e vendit. Dhe mesazhet që do të përdoren lidhen me çështjet kryesore që shqetësojnë sot vendin dhe shqiptarët. Në mesazhin e tij për qytetarët, Presidentit Ilir Meta shprehet, “Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve: Për Kushtetutën! Për Shqipërinë! Jo grushtit të shtetit! Jo shpopullimit! Të gjithë të barabartë para ligjit! Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave: Liri Demokraci! E Duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!”.

 

Në Shqipëri ka pasur mitingje pa fund edhe për gjëra që nuk kanë rendësi për shumicën e qytetarëve. Këtë herë, kreu i shtetit ka thirrur qytetarët për të reaguar ndaj një modeli regjimi që rrezikon jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen e vendit./Mili Xhani/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...