Rama nuk mund te fshihet mbas “betimit” te specialisteve te Task-Forca!

Diel, 23 February 2020 15:54

Nga Tritan Shehu

Koronavirusi eshte nje rrezik real, qe nuk mposhtet me fjale e betime per “garanci te koduara” te Task dhe as me nje logjike alla “Shvejk” si ajo qe po perdoret per “sekretin” e Karantines, qe ne fakt eshte vetem ne 3D.
Masat duhet te jene per te tre fazat e perballjes: pengimi i hyrjes se virusit, kufizimi i perhapjes se tij nqs arrin te depertoje dhe me tej lufta me komplikacionet e tij, qe eshte me e veshtira.
Masat ne kufi, qe jane pak te efekteshme per vete natyren e virusit, zerohen me tej sepse grupet kriminale te trafikut njerezor ne bashkepunim me strukturat shteterore, duke trafikuar me mijra siriane a te tjere ilegale ne dite, ne fakt e kane lene Shqiperine “pa kufi” e pa mbrojtje epidemiologjike.
Kujdesi paresor, qe ka rendesi thelbesore ne kufizimin e perhapjes se tij mbas ardhjes, eshte ne varferi te thelle ne njerez, mjete e financime.
Sherbimet e specializuara si ai i Reanimacionit, infektivit, laboratoreve etj ne nivel vendi, qe duhet te perballojne komplikacionet e mundeshme, jane te marginuara pothuajse vetem ne Tirane.
Ne Shqiperi kemi vetem reth 130 respiratore, pra per reth 80 te semure, por dhe keto jo te gjitha te pershtatshem, asnje aparature ECMO kur do te duheshin mimalisht reth 30 te tilla stacionare e levizese, materiale konsumi e mundesi monitorimi te te semureve shume larg nevojave, punonjes te paket e te nen paguar etj etj.
Pra kerkohen urgjentisht masa konkrete transparente, pluridimensionale, mobilizim te te gjitha resurseve shqiptare, bashkepunim me fqinjet e pa dyshim nje buxhet te vecante financiar prej reth 30 M E, qe shume mire mund te dale duke bllokuar PPP-te, elemente qe jane detyrime te Qeverise.
Pra t’i leme fjalet e bukura, betimet personale, 3D-te, “sekretet shterore” jo vetem se keshtu bejme vetem nje “vrime ne uje”, por dhe se duke rrezikuar jeten e shendetin e qytetareve, autoret neser mund te duhet te pergjigjen perballe ligjit.
Une shpresoj me gjithe zemer qe kjo te mos ndodhe, ne te mos prekemi per vullnet te Zotit, por sidoqofte duhet te pregatitemi per me te keqen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...