Jo vetëm Gjonaj/ Ja emrat e zyrtarëve që paditi sot presidenti Meta

Hënë, 24 February 2020 16:40

Siç kishte paralajmëruar, Presidenti i Republikës Ilir Meta dorëzoi sot në SPAK kallëzimin ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilën e akuzon se ka shkelur ligjin lidhur me publikimin e vendimit të KED në Fletoren Zyrtare.

Meta qartësoi se ka kallëzuar për disa vepra penale Gjonajn, të cilën e cilëson si një celulë të strukturuar dhe bandë të rrezikshme. Meta tha se është duke vlerësuar prova të tjera kundër mazhorancës.

Por në kallëzimin e Presidenti të Republikës nuk është vetëm ministrja Gjonaj. Ai ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht:

Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë.

Gentian Fehmi DEVA,  me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë.

- Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

2. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;

3. “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

4. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK)  jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...