Në kërkim të shpresës së humbur...

Hënë, 24 February 2020 18:12

Mbi filmin “Shpresa e e humbur”, realizuar nga “The Albanian” dhe shoqata “Shpresa Programme”, Londër

Nga Flori Slatina

Problemet sociale nuk janë vetëm shqetësim i organeve shtetërore, apo shoqërisë dhe shoqatave jo qeveritare apo medias. Ato janë edhe shqetësim dhe impenjim i artit. Shumë vepra të mrekullueshme janë bërë mbi këto probleme, ku kanë dalë edhe kryevepra të vlerësuara maksimalisht në konkurrimet ndërkombëtare. Në Londër, komuniteti shqiptar, prej 30 vitesh, ka demonstruar përveç anëve të mira, që na bëjnë të ndihemi krenarë, edhe mjaft shqetësime e probleme serioze. Media britanike, here pas here i ka ngritur këto shqetësime, duke i trajtuar edhe si raste specifike, e në shumicën e rasteve fenomene të ndryshme i ka përgjithësuar duke i etiketuar shqiptarët si trafikantë, drogmenë, kriminelë, kumarxhinj, apo dhunues të familjes e jetës së tjetrit. Mbi këto shqetësime, fenomene, për fat të keq, gjithmonë në rritje (pasi edhe numri i shqiptarëve vitet e fundit është rritur mjaft në Britaninë e Madhe) gazeta “The Albanian”, më e madhja e komunitetit shqiptar, e cila prej mëse 15 vitesh i ka trajtuar shpesh dhe me seriozitet ato në faqet e saj të përmuajshme, në bashkëpunim edhe me shoqatën më aktive “Shpresa Programme”, kanë ndërmarrë një iniciativë sensibilizuese kundër fenomenit të kumarit dhe dhunës në familjet shqiptare, përmes premierës së filmit “Shpresa e humbur”.

Në 6 minuta film, hapi i parë serioz për t’u vlerësuar e përshëndetur, i ndarë në dy pjesë, një trillim artistik dhe pjesa e dytë personalitete shqiptare që bëjnë apel për ndërgjegjësim dhe vetëpërmbajtje, për arsye dhe logjikë.

Duke u ndalur në pjesën e parë shikuesi në pak minuta, nëpërmjet një fabule të thjeshtë, një familjar i dhënë tërësisht pas kumarit, lojërave elektronike të kazinove, ku ka humbur gjithçka, përballet egërsisht me familjen e tij, që vuan jo vetëm pasojat e pandërgjegjshmërisë së tij, por njëherësh edhe dhunën fizike që e shoqëron këtë fenomen. Një lojë e bukur, intriguese e besueshme, nga i gjithë kolektivi artistik, që përçon me vërtetësi mesazhet që duhen dhënë, duke filluar nga Fidan Vitia, Yllka Alidema, Fiona Metolli, Joni Berbati, Lorent Metolli. Po ashtu edhe montazhi dhe veçanërisht kamera, nga Arta Metolli, të gjitha këto elemente e bëjnë  të besueshëm dhe efikas gjithë mesazhin që duhet përçuar, shkruar e realizuar nga Petrit Kuçana. Në ato pak minuta ka mjaft mesazhe që jepen, mesazhe që vijnë artistikisht për të gjithë ata që kanë sy e veshë.

Në pjesën e tyre emra të njohur i bëjnë thirrje në radhë të parë komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe e më pas të gjithë shqiptarëve për t’i thënë ndal këtyre fenomeneve shqetësuese të cilat alarmojnë një shoqëri të tërë. Bien në sy mesazhet sensibilizuese nga prindërit e këngetares me famë botërore Rita Ora, Vera dhe Besnik Sahatçiu.

Ky lloj zhanri, i ndërthurjes së një filmi me metrazh të shkurtër me elemente të dokumentarit, një lloj eksperimentimi i suksesshëm, është premisë për të ardhmen, për produksione edhe më të mëdha e më të gjera.

Produksioni është efikas, i denjë për konkurrime tematike, në festivale të Të Drejtave të Njeriut, apo evente sensibilizuese, madje edhe në rrjetet sociale ka pasur mjaft shikueshmëri e komente pozitive. Diaspora Shqiptare e Britanisë së Madhe ka në gjirin e vet me dhjetëra krijues, artistë që mund të finalizojnë projekte e ide dobiprurëse për shoqërinë.

Edhe pse filmi titullohet “Shpresa e humbur”, mendoj se ka ende shpresë... Ka njerëz, artistë, gazetarë, intelektualë që shikojnë përtej asaj që duket. 

https://www.facebook.com/ThealbanianLondon/videos/199677721116888/

Modifikuar më Hënë, 24 February 2020 23:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...