Koronavirusi në Itali/ Lubonja: Ka frikë por nuk ka panik, sistemi i alarmit i lartë

Hënë, 24 February 2020 18:52

Analisti Fatos Lubonja ka folur në një lidhje ‘Skype’ nga Italia në rubrikën “Opinion” në Neës24 për situatën në vendin fqinj pas alarmit nga koronavirusi. Fillimisht Lubonja informoi se ishte mirë me shëndet dhe pa koronavirus.

Ai tha se ka një lloj frike në Itali por jo panik. Ndërkohë që edhe përkujdesja është e lartë.

“Jam mirë me shëndet, pa koronavirus. Është një situatë ku mund të flitet edhe për një lloj frike dhe për një përkujdesje. Në Itali rezulton që përgjithësisht 9% e popullatës goditet në dimër nga gripi sezonal, afërsisht 8-9 milionë.

 
 

Nga këta 300-400 të vdekur direkt por ka dhe të vdekur indirekt që shkojnë në një fazë më të gjatë. Këtu kemi të bëjmë me një agresion që është ky gripi i veçantë, koronavirusi. Flitet që është një grip më agresiv por që ka kapur 220 banorë.

 

Këtu është gjithë debati, sa duhet të kemi panik, sa është normale, sa duhet të kujdesemi dhe të ruhemi nga paniku.

Italia ka alertin më të lartë. Mund të ketë dhe raste në Spanjë por nuk ka alert. Ka kujdes të madh, organizim të madh. Shqetësimi është sepse ka një vlerësim për jetën njerëzore ndoshta shumë më të madh seç e kemi ne”, tha Lubonja, raporton “BalkanËeb”.

Ndërsa i përket debatit në Shqipëri ai tha se masat në aeroport e porte duhet të jenë të larta dhe se ka një lloj logjike frika nga koronavirusi.

“Këtu debati është në tjetër nivel. Tek ne debati përqendrohet se sa jemi të aftë, sa i kemi strukturat, sa e kemi gatishmërinë, sikur të na hyjë ky virus sa mund të dëmtohemi… Frika në Shqipëri se po hyri tek ne, rreziku është më i madh ka një lloj logjike. Masat e kontrollit të hyrjeve nga Italia duhet të jenë”, u shpreh Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...