Kandidati në shkelje të ligjit/ Zbulohet CV-ja e ‘99-shit’ që kërkon të drejtojë AMA-n

Tuesday, 25 February 2020 13:39

Gara për kreun e AMA-s po nxjerr në dritë fakte shumë interesante. Kandidati më i përfolur për të marrë drejtimin e këtij institucioni është Maklen Misha.

Shumë pak e dinë që ky në fakt është kandidati kryesor për të zënë vendin e babait Pirro Misha, një ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një akuzë kjo e bërë publike prej kohësh, por e pamohuar prej tij.

Pirro Misha bëhet drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe pozicionin në AMA ia trashëgon të birit

Sot po sjellim të plotë CV-në e dorëzuar nga vetë Maklen Misha në Kuvendin e  Republikës së Shqipërisë. Siç edhe e ka pohuar vetë, Makleni është një figurë e ‘përlyer’ qartë politikisht.

 

Në CV e tij bie në sy fakti që ai është hartues i  programit të punësimit të Partisë Socialiste.

Maklen Misha, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Karrierën politike Misha më pas e ka vazhduar si këshilltar i Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhaçkës.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Ligji për median Audiovizive është një nga ligjet më të debatuara gjatë hartimit të tij, një ligj që ka zgjatur me vite të tëra për tu miratuar dhe që ka pasur një konsulencë të gjerë ndërkombëtare.

Ky ligj është vlerësuar si një nga ligjet më të mira dhe që siguron paprekshmërinë e institucionit që rregullon dhe monitoron veprimtarinë e medias në vendin tonë.

Jo më kot ky ligj në nenin 7 të tij e ndalon në mënyrë kategorike që një person i pozicionuar politikisht të kandidojë apo bëhet pjesë e bordit drejtues të këtij institucioni.

Pra, të mos qenit anëtar i një partie politike, është kusht vendimtar në këtë ligj.

Mesa duket kjo nuk ka rëndësi për shumicën e vetme në Kuvend, pasi jo vetëm kandidati favorit është njeri tërësisht politik, por edhe garuesit e tjerë, shokë dhe miq të kandidatit, janë gjithashtu njerëz që kanë mbajtur dhe ushtruar detyra dhe funksione politike.

Modifikuar më Tuesday, 25 February 2020 13:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...