Neritan Ceka sulmon ambasadorin e BE: Po vjedh 6 mln euro me një njeriun e tij nga Bologna, kjo BE mos qoftë

Tuesday, 25 February 2020 15:12

Neritan Ceka, pas mallkimeve nëpër studio televizive, këtë radhë është shfaqur në rolin e aerkeologut.

Ai ka akuzuar BE-në, se po vjedh paratë që investon vetë, në Apolloni.

Ceka kërkon nga ambasadori Soreca, që fondet e BE-së, t’ia kalojë atij për t’i menaxhuar.

“Kësaj situate, në vend që fondet e BE ta ndihmojnë të shërohet, përkundrazi kanë ndikuar që të përkeqësohet.

BE për ne është modeli, por mënyra sesi kanë investuar në monumentet e kulturës ka qenë një fatkeqësi e vërtetë.

Ka qenë një shpërdorim, mos ta quaj kriminal, i fondeve që BE jep për popullin shqiptar.

Është rasti i Apollonisë, 780 mijë euro nga BE dhe 80 mijë euro nga Shqipëria që u investuan në 2013.

Kam qenë në Apolloni me ambasadorin italian Cutillo dhe ka mbetur i shokuar për faktin se nuk gjen asnjë euro të investuar, dhe ato që janë investuar janë në dëm të monumenteve të cultures.

Kanë bërë një depo të madhe uji mbi to, me idenë që do të shërbente për të shuar zjarrin, dhe kur ra zjarri, erdhën zjarrfikësja se nuk funksiononte.

E përdorin depon vetëm për të thithur ujin zjarrfikësit. Është si të shuash zjarrin me kova. Ai duhet të përmirësonte ambjentin. Zjarri rrezikon më tepër Muzeun dhe në Muze nuk ka mbrojtje nga zjarri.

Bënë një parking 1 km larg qendrës. Parkingu është bërë në murin rrethues, po të çosh Prokurorinë do t’i dënojë.

Nuk mjafton kjo por bëjnë presion ndaj qeverisë që të ndërtojnë dhe një rrugë që do të kushtojë miliona të tjerë, përmes monumenteve, vetëm që të shfrytëzojnë parkingun.

Përgjegjës është BE, Vlahutin që ka ikur dhe ka lënë hijen e vetë. Tani është Soreca.

Ky tjetri që është dhe ish-prokuror dhe drejtues i reformës në drejtësi, po përgatit të njëjtën histori për Bylisin, 6 milion euro.

Vendimi i KE thotë që ky fond do të menaxhohet nga një këshill ndërministror. Investitori kryesor në Bylis është Instituti i Arkeologjisë, që ka bërë që nga ’78 gërmime në Apolloni.

E mbulon Soreca këtë, bën sikur nuk e lexon dhe i bën të gjitha marrëdhëniet me Ministrinë e Kulturës, duke ditur që është pika më e dobët e administratës shqiptare, atje ku janë mbledhur të gjithë partiakët.

E ka kollaj se janë të gjithë injorantë. I bëmë dokumentin zotit Soreca dhe i thamë se drejtuesi i projektit duhet të jetë profesor dhe duhet të ketë punuar në Bylis.

Ky zotëri që vjen për të na sjellë BE e vë atje që duhet të jetë me master. Mund të them dhe emrin e personit që ky ka gjetur në Itali, e ka në Bolonja.

Dimë dhe fondacionin dhe dimë që është pjesë e politikës së majtë në Bolonja, se atje janë ish-komunistët e Italisë.

Kjo është lidhja që bëjnë dhe 6 mln euro do të shkojnë si në Apolloni. Është histori e hidhur. Nëse është kjo Europa, me këtë sistem, që sjellin 6 milion euro, i sjellin dhe njerëzit e tyre, dhe fondacionet e tyre dhe fshijnë të gjithë intelektualët shqiptarë që punojnë në këtë fushë, mos qoftë.

Fajin nuk e ka Soreca, këtë miell gjen dhe këtë bukë do të bëjë. Fakti që zgjedh pjesën më të prishur të miellit shqiptar, që është Ministria e Kulturës, tregon se historia nuk është ajo e një prokurori që ka luftuar mafien.

Soreca duhet të kuptojë që ky vend nuk punon më me laps dhe fletore. Lidhjet i ka në Ministrinë e Kulturës dhe Bolonja.

Kam kontakt të vazhdueshëm me Sorecën, jam ofruar bashkë me kolegët e mi, kemi një staf që i kalon këto rronxho-bonxhot e Bolonjës 100 herë.

Ky grup me kapacitetin që ka, teknoogjia që përdor, përveç arkivit dhe përvojës që ka, as nuk krahasohet me gjuetarët e fondeve që delegacioni i BE mundohet të barazojë masterin e Bolonjës me profesoratin e Shqipërisë.

I kam thënë Sorecës që zërin në Shqipëri nuk e kanë vetëm miqtë e tij në qeveri, e ka dhe media dhe për fat të mirë media në Shqipëri është e lirë dhe do të mbetet e lire”, shprehet Ceka.

Modifikuar më Tuesday, 25 February 2020 17:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...