Mesazh gjerman për SPAK-un: Për Bundestag-un, blerja e votave është rasti më i keq në një demokraci

Tuesday, 25 February 2020 20:46

Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, pjesë e Bundestagut gjerman, lëshoi një mesazh të fortë ndaj organeve të hetimit në Shqipëri për çështjen e blerjeve të votave.

Reagimi i tij erdhi gjatë fjalimit në një ceremoni ku presidenti Ilir Meta i akordoi titullin“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

 

Ndërkohë, duket se ky ishte një mesazh direkt ndaj SPAK dhe zhvillimeve shqetësuese për dosjet e bujshme, 184 dhe 339.

 
 

“Kushti ynë numër 5. thotë, se hetimet nga shërbimi i prokurorisë dhe, në rastet e caktuara, procedurat gjyqësore kundër personave të lidhur me blerjen e votave në zgjedhje duhen nisur dhe duhet të sigurohet që procedurat të zhvillohen me rigorozitet dhe në mënyrë të shpejtë.

 

Për Bundestag-un blerja e votave është rasti më i keq në një demokraci. Për këtë arsye Bundestag-u ka ndjekur me përparësi ecurinë e dosjeve 184 dhe 339, por gjithashtu edhe me shqetësim deri këto ditët e fundit.

Kjo është arsyeja pse ky kushti nr.5 është kushti mbi të cilin do të kërkojnë llogari të gjithë në grupin e partisë sime: a është përmbushur plotësisht ky kusht?  Me fjalë të tjera: është në krye të listës sonë të përparësive!” tha Falenski.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...