Bashkimi Evropian miraton mandatin për bisedimet tregtare të Brexit-ti

E mërkurë, 26 February 2020 08:43

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) ka autorizuar bisedimet tregtare dhe ka miratuar pozicionin e negociatave të bllokut mbi partneritetin e ardhshëm të BE-së me Mbretërinë e Bashkuar.

“BE tani është e gatshme që të fillojë bisedimet”, tha Andreja Metelko-Zgombiç, sekretarja shtetërore e Kroacisë për Çështje Evropiane, e cila foli në emër të qeverisë së saj që ka presidencën e radhës të Këshillit në gjashtë muajt e parë të vitit.

Ajo e quajti mandatit “të qartë dhe të fuqishëm”, që konfirmon “gatishmërinë e BE-së për të ofruar një partneritet ambicioz, të gjerë dhe të ekuilibruar për Mbretërinë e Bashkuar për përfitimin e të dyja palëve”.

Mbretëria e Bashkuar braktisi BE-në më 31 janar, duke i dhënë fund anëtarësimit 47-vjeçar në BE. Në 10 muajt e ardhshëm të periudhës së tranzicionit, Mbretëria e Bashkuar dhe BE duhet të dakordohen për kushtet e bashkëpunimit ekonomik.

Ministrat evropianë kanë miratuar ndryshime të vogla në propozim-mandatin të prezantuar më herët gjatë muajit nga kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

Pozita e negociatave përfshin tre kapituj kryesorë: partneritetin ekonomik, bashkëpunimin për sigurinë dhe politikën e jashtme dhe një kornizë institucionale që rregullon marrëdhëniet në të ardhmen.

Pjesa kryesore është kapitulli ekonomik pasi BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mendime shumë të ndryshme për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare.

BE është e hapur për marrëveshje të tregtisë së lirë që lejon zero taksa dhe kuota për importimin e mallrave britanikë. Por në këmbim të kësaj blloku insiston të sigurojë një “fushë të barabartë të lojës për konkurrencë të hapur dhe të ndershme”.

Në realitet, kjo nënkupton që BE do t’i kërkojë Mbretërisë së Bashkuar që të mbështesë standarde të larta për çështjet sociale, mbrojtjen e mjedisit dhe rregullimin e ndihmës shtetërore, gjë të cilës kryeministri britanik Boris Johnson dëshiron t’i shmanget pas Brexit-it.

BE gjithashtu insiston në marrëveshje për peshkimin, e cila siguron qasje reciproke në treg dhe ujëra, si dhe përfshin kapitalin e peshkimit me kuota për shkak të qëndrueshmërisë.

Mbretëria e Bashkuar pritet që të enjten të shpalosë pozicionin e saj negociues

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...