“BE në mars do të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave”, ministri gjerman: Pres që Komisioni Europian të njohë progresin në reforma

E mërkurë, 26 February 2020 15:27

Michael Roth, ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, është shprehur optimist për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, Roth shpreson, që në takimin e ardhshëm me homologët e tij  më 24 mars ” të jepet një sinjal i qartë në drejtim të Ballkanit Perëndimor”. Michael Roth ka kujtuar ndryshimet që janë bërë në metodologjinë e zgjerimit të BE dhe pret që Komisioni Europian të njohë edhe progresin në reforma që kanë bërë të dyja vendet. Komisioni Europian ka për të njohur “progresin e rëndësishëm” në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe reformës së drejtësisë, beson Roth.

Vendimi për fillimin e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut u shty në tetorin e vitit të kaluar, pas presionit të presidentit francez, Emmanuel Macron që kërkonte më parë reformimin e procesit të zgjerimit në BE. Tani Parisi është treguar i kënaqur me ndryshimet në procedurën e anëtarësimit të paraqitura nga Komisioni Europian. Por Parisi pret ende raportin e aktualizuar të progresit të Komisionit Europian të planifikuar për publikim në fillim të marsit. Dihet se çelja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë disavjeçar në anëtarësim. Vetëm nëse kandidatët i përmbushin kriteret dhe bëjnë reforma mund të anëtarësohen në fund në BE. E për këtë nevojitet një vendim unanim i Bashkimit Europian./DW

Modifikuar më E mërkurë, 26 February 2020 16:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...