Teatri Kombëtar/ Tërheqja e gënjeshtërt e Erion Veliajt

E Enjte, 27 February 2020 08:53

Bashkia e Erion Veliajt nuk e zgjidh dot asnjë diskutim pa u mbështetur tek mashtrimi. Të mëkurën ajo është munduar ta justifikojë prishjen e kontratës me kompaninë kliente të saj, Fusha, për ngritjen e Teatrit të ri Kombëtar, me pamundësinë e firmës ndërtuese për të plotësuar të gjitha kërkesat e artisëve për kushte optimale të godinës së re. “Grupi negociues ka mbërritur në përfundimin se kompania nuk ka mundësi të plotësojë kërkesat dhe shpejtësinë e realizimit të këtij projekti”, tha zv/kryetari i bashkisë Arbian Mazniku për News 24.

Pra, sipas Maznikut, Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Altin Basha dhe Robert Ndrenika paskan pasur ekzigjenca më të larta se projekti që paskësh fantazuar ai që na u paraqit si një nga arkitektët më të mirë në botë, Bjarke Ingels. Ose se kompania Fusha, e cila i doli për zot projektit të ingelsit për dy vjet me radhë, tani e paskësh kuptuar se nuk e ndërtoka dot.

Kuptohet qartë se argumenti i hedhur në treg fut ujë nga të gjitha anët. Askush nuk beson se kompania Fusha, që ka marrë mbi 100 milionë euro punë nga Rilindja dhe që i paguan nga 900 euro natën dhomën e hotelit Maznikut, i paska kundërshtuar ata për realizimin e projektit. Sikurse ka treguar edhe investigimi shterues i Lapsi.al, projekti ka qenë një projekt personal i Edi Ramës, i cili ka thirrur fillimisht arkitektin danes Bjarke Ingels dhe pastaj kompaninë Fusha. Pra, kësaj të fundit i është dhënë detyra për ta realizuar atë, pa pasur as luksin për të të thënë se çfarë donte, pa pasur as atë për të kundërshtuar. Prandaj kjo fabul nuk qëndron.

Nëse ende mbetet e paqartë se pse u tërhoqën qeveria dhe bashkia, nga diskreditimi publik i një grabitje që shkonte mbi 200 milionë euro në xhepa okultë, apo se ka një projekt tjetër sekret, apo se ka zgjedhur një rrugë të ndryshme duke përdorur para publike për ndërtimin, një gjë është e sigurtë: Versioni që ka hedhur në treg bashkia, për tërheqjen e firmës Fusha për të cilën parlamenti votoi një ligj special, është një gënjeshtër e trashë.

 

Dhe ky është një shembull më shumë se ajo që fabrika e mashtrimeve të Lali Erit t'i të bëjë më mirë është prodhimi i fabulave që i besojnë vetëm ata që i krijojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...