”Do jem në 2 mars për kauzën”, Mustafaj: Në momente delikate Kushtetuta nuk ja ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit, Meta synon të ndërgjegjësojë shqiptarët

E Enjte, 27 February 2020 17:44

Ish- ministri i jashtëm i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se do të jetë në 2 mars i pranishëm në shesh për kauzën që ka ngritur Presidenti Ilir Meta pasi kjo shkon përtej personit të tij.

Ai shprehet se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që Rama nuk e ka pushtuar ende ndërkohë shprehet se Meta me manifestimin që po thërret kërkon të ndërgjegjësojë shqiptarët se demokracia shqiptare është përballë një rreziku serioz që po i kanoset.

Kushtetuta sipas Mustafajt nuk ja ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit në momente delikate të demokracisë ndërkohë ai thekson se Meta ka thirrut manifestim dhe jo protestë, duke bërë dallimin midis të dyjave pasi manifestimi është formë më e butë se protesta.

Por sa i përket dekretit që ka paralajmëruar Meta, Mustafaj nuk beson se Presidenti mund të nënshkruajë dekret në mes të sheshit pasi nënshkrimi i një dekreti ka një formë ceremoniale dhe sheshi nuk është vendi i përshtatshëm për këtë gjë.

Çfarë mendoni për manifestimin që ka thirrur Presidenti Meta?

Duke kuptuar në thelb kauzën, unë do shkoj në shesh pasi kërkon mbrojtjen e opinionit publik dhe shkon përtej Ilir Metës. Problemi pastaj është Gjykata kushtetuese e cila është i vetmi insitucion i papushtuar nga shumica qeverisëse dhe Rama, që po përdor metoda të dënueshme penalisht. Nëse Rama e pushton atëhere na çon në referencën që folëm më parë.
Ju mund ta dini më mirë nëse do të ketë reagim apo jo nga populli, por populli në masën që do të reagojë do të tregojë se në ç’masë është i ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen demokracisë.
Unë besoj se Meta synon të ndërgjegjësojë shqiptarët që ka një rrezik serioz për demokracinë dhe nëse e bën në 2 mars do e konsolidojë rivalitetin e tij përballë Ramës.
Në momente delikate për demokracinë Kushtetuta nuk ja ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit por nëse i kalon caqet, tejkalonnjë kuadër atë për çfarë po mblidhet ky tubim atëhere pozicioni i tij si President lëkundet.

Ka një shurdhëri totale të kryeministrit ndaj manifestimit popullor dhe Presidenti nuk do dalje në protestë por në manifestim dhe është një gradë më e butë se protesta. A do të ketë sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar kryeministri, unë mund ta bëj një prognozë edhe për protestat e vitit të kaluar por kjo nuk është një gjë që njerëzit mos pohojnë problemin e tyre.
Nuk ka asnjë rëndësi çfarë besoj unë, ne në këtë rast si vëzghues dhe opinionist analizojmë se çfarë deklaron nismëtari, dhe thotë se ka paralajmëruar një dekret, a është metaforë apo paralajmërim për një akt konkret atë nuk e di por unë kam prirjen që është një metaforë pasi ka një ceremonial për shkrimin e dekretit dhe nuk është vendi i përshtatshëm sheshi për të shkruar një dekret.

 

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, ju riktheu pas në vitet e komunzimit?
Nexhmije Hoxha ishte dëshmitare, bashkëudhëtare në strukturën e atij sistemi sepse ishte bashkëshortja e Enver Hoxhës dhe konfidentja e tij, siç thonë njerëzit apo dhe Isuf Kalo. Unë vetë kam punuar 13 muaj në Institutin e Marksizmit, dhe e kam takuar 2 herë, por vdekja e tij nuk mbyll debatet për historinë gjysmëshekullore të komunizmit, apo futjen në një debat të ri pasi ai sistem në mentalitetin e shoqërisë, politikanëve apo dhe qasjen ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare nuk është çështje individësh.
Shoqëria jonë ka reflektuar në mënyrë konfuze dhe pa shumë koherencë. Më ka bërë përshtypje një fakt, në dhjetor mbush 30 vjet nga rënia zyrtare e komunzimit, dhe 30 vite sistemi komunsit ishte implementuar totalisht, me organizimin social, ekonomik, kulturor. Demokracia implementohet shumë më vështirë, qoftë në mentalitetin e njerëzve, dhe në këtë aspekt ka qenë shumë më e avashtë shoqëria shqiptare.
Po lexoja një libër për Muhamedin, ku në 22 vjet imponoi një sistem vlerash në një pjesë të mirë të botës. Unë pra konstatoj se brezi im apo brezi juaj nuk kemi ditur të imponojmë vlerat se pse doli Shqipëria në rrugë 30 vite më parë dhe shpalli që donte Shqipërinë si gjithë Europa.

Rama në Rusi?
Për mua ishte një vizitë e dobët dhe konferencë shumë e dobët. Unë jam takuar disa herë me ministrin e jashtëm Lavrov, dhe asnjëherë nuk reflektohet një tension, duhet të ketë një arsye shumë të madhe, dhe them se ka pasur një bisedë të keqe që të çohej tensioni në konferencë. Rama tha që nuk jemi të detyruar por ëshët me dëshirë në NATO dhe BE, por për një profesionist e sheh që ka pasur një tension. Rama tregoi që kishte shkuar krejt i papërgatitur, përmendja e traktatit të miqësisë në 2004 dhe atribuimi i këtij fakti nga Lulzim Basha që u bë në 2007 ministër i jashtëm, nuk mund të shkosh në Rusi dhe të mos dish që nuk ke pasur traktat miqësire me Rusinë. Ishte i papërgatitur për bisedime me Lavrov. Nga ana protokollare Rama u trajtua si ministër i jashtëm, jo si kryeministër. Duhet ta kishte një pritje kortezie nga kryeministri rus. Përmendja enciklopedi e OSBE-së, Lavrov ka një memorie shumë të madhe por e di shumë mirë rëndësinë ndërkombëtare që ka OSBE dhe i jep aq rëndësi sa ka dhe vetë. Mua më la një shije të hidhur sjellja e Ramës.

Koronavirusi?

Të them të drejtën nuk jam trembur. Unë shoh një panik të madh po merr apo nuk po merr qeveria masa. Ne kemi mjekë të mjaftueshëm të aftë të cilët mund ta ekzaminojnë nëse shfaqet. Më shumë se kaq nuk bën as shteti. Jam krejt i qetë. Qeveritë janë shumë më të trembura se bëjnë analiza më të thella se individi. Kina, Italia e Veriut po ndiejnë rënie në ekonomi që do i ndjejë gjithë bota. Qeveritë po e ndjejnë se përhapja është shumë e rrezikshme dhe OBSH nuk po e shpall ende pandemi por është në rrugë e sipër, po matet shumë që ta shpallin. Rreziku është shumë i madh, për ekonominë kombëtare për jetët njerëzore, për të gjitha. Do të ketë ndikim në disa fusha, si turizmi apo në mbjellje, përgatitje të pranevrës, po s’ka pranverë mbjelljesh s’do të ketë vjeshtë korjesh. Ekonomia shqiptare është e brishtë po e po por edhe e copëzuar. Kemi një ekonomi shumë arkaike të modernizimit të sistemit, dhe këputja e një hallke godet një zinxhir të madh.
Sot për kuriozitet kisha një shkëmbim me një mikun tim, botues i librave të artit në Venecia, unë i tashë si je dhe më tha që jam shumë i lumtur në Venecia, Venecia është një nga zonat më të prekura në Itali por rrugët janë bosh, sheshet janë bosh, është cinike por një artist kështu e ka.”- tha Mustafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...