Berisha: “Çdo ditë që kalon pa protesta të fuqishme të opozitës është humbje për opozitën”

Saturday, 29 February 2020 08:13

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë dje thirrje gjithë shqiptarëve që më datën 2 mars të jenë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në mbështetje të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ish-kryeministri e cilëson situatën në të cilën ndodhet vendi si dramatike dhe shprehet se qytetarët duhet të reagojnë ndaj grushtit të shtetit të rilindjes.
“Sigurisht që shqiptarët do t’i bashkohen manifestimit. Presidenti e ka thirrur manifestimin sepse jemi para një grushti të shtetit, brenda shtetit, këto quhen grushte shteti brenda shtetit kur një pjesë e pushtetit, një degë e pushtetit, merr pushtetin e degëve tjera. Në këtë rast, faktikisht, pasi që ka marrë çdo institucion të vendit pa përjashtim, (Edi Rama) po merr edhe kompetencat e presidentit”, deklaroi dje Berisha në një intervistë për median në Kosovë. Thirrja e ish-kryeministrit Sali Berisha për tubimin e 2 marsit u bashkohet apeleve të drejtuesve politikë të opozitës, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të diasporës, të cilët kanë dalë në krah të Presidentit të Republikës. Ndryshe nga çdo tubim tjetër më parë, manifestimi për mbrojtjen e Kushtetutës ka bërë bashkë shumicën e spektrit politik në vend dhe gjithë qytetarët. Manifestimi i ditës së hënë në orën 17:00 tashmë e ka të garantuar pjesëmarrjen masive të qytetarëve duke dhënë mesazhin se shqiptarët janë kundër modelit me të cilin po drejton vendin qeveria “Rama” dhe kundër kapjes së institucioneve nga vetëm një njeri. Ndërsa partitë kanë organizuar strukturat e tyre për manifestimin, thirrja e ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD-së synon të mobilizojë gjithë qytetarët që ende kanë dilema për 2 marsin. Ish-kryeministri argumenton se Shqipëria ndodhet në një moment kritik, ku pushteti ka arritur të kapë të gjitha institucionet duke asgjësuar demokracinë. Berisha shprehet se ajo që po ndodhë me Rilindjen e qeverisë “Rama” është një fenomen i njohur vetëm në narkorepublikat e Amerikës Latine. Sipas tij, mënyra e vetme për të larguar Edi Ramën nga pushteti është revolucioni i qytetarëve. “Narko diktatorët ikin vetëm më revolucion demokratik. Unë jam i bindur se revolucioni do të ndodhë. Edi Rama është i destinuar të marrë ndëshkimin e merituar të historisë. Unë besoj se çdo durim ka një kufi. Kjo pakënaqësi e madhe që ekziston do të vlojë një ditë dhe vlimi do të përvëlojë Edi Ramën”,- shprehet ish-kryeministri. Berisha duket se nuk është dakord me mënyrën sesi opozita ka menaxhuar pakënaqësinë popullore të shqiptarëve deri më tani. I pyetur se cilat duhet të ishin aksionet e Partisë Demokratike, Berisha thotë: “Çdo ditë që kalon pa protesta të fuqishme të opozitës është humbje. Duhen protestat më të fuqishme për të rrëzuar këtë regjim”. Këshilla e ish-kryeministrit Berisha vlen për të gjitha partitë opozitare që pas 30 qershorit të votimeve moniste vendosën të ndryshonin strategji dhe të shtynin protestat pa afat. Gjatë kësaj kohe, Edi Rama jo vetëm që nuk u tërhoq po ka thelluar dhe më tej paligjshmërinë, duke marrë parlamentin, pushtetin vendor dhe tashmë dhe institucionet e reja të drejtësisë.
Thirrja e Berishës ka mobilizuar mijëra demokratë për datën 2 mars.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...